Rama: Opozita shkul qimet e gjoksit për të bërë revolucion

Publikuar tek: politike, më 12:55 13-12-2015 Rama: Opozita shkul qimet e gjoksit për të bërë revolucion

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë konferencës “Të pastrojmë Shqipërinë”, nga qyteti i Sarandës, ku tha se është e rëndësishme që organizata e Partisë Socialiste të mos jetë mbi baza familjare dhe fisnore por të përfshijë të gjitha forcat e shoqërisë.

“Kemi nevojë për një PS që të komunikojë në mënyrë të vazhdueshme me të tjerët. Se nuk do bëhet gjithë populli parti. Organizatat socialiste nuk duhet të jenë askund organizata familjare, të një fisi, të një pallati, organizata të bëra me 3 veta që e mbajnë peng prej vitesh të tërë atë strukturë që është struktura bazë ë komunikimit. PS nuk mund të jetë e disbalancuar në përbërjen e saj, duhet ti ketë brenda të gjitha forcat e shoqërisë”, tha Rama.

Duke iu referuar protestës së opozitës, kryeministri tha se “PD-ja do të kthehet në realitet vetëm pasi të jetë ndarë me kufomën që e mban peng” Sipas Ramës, përpjekja e opozitës për revolucion është nxitur nga tmerri i humbjes së privilegjeve të tyre.

“Sot kemi arritur në pikën që thonë na e kopjuat programin dhe ne s’kemi çfarë të bëjmë dhe po bëjmë revolucion. Po marrim shishet e benzinës, gurët dhe po turremi. Kjo është një përpjekje për të kthyer të shkuarën. Një përpjekje e nxitur nga tmerri i humbje së privilegjeve. Thanë humbëm si popull mirëqenien e dy viteve më parë. Domethënë ky popull dy vite më parë ishte i mirëqenë dhe sot duhet ti vërë flakën gjithçkaje. Mirëqenien e tyre e quajnë të popullit. Por nuk është PD problemi ynë, problemi ynë janë reformat”, deklaroi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Një tjetër kompani e madhe largohet nga Shqipëria
PD, Duma: Rama shpërblen deputetin e tij. Reagon OSHEE »
Article Logic
Execution time: 0.01767897605896
array(1) { ["section"]=> string(63) "rama-opozita-shkul-qimet-e-gjoksit-per-te-bere-revolucion-27664" }