Rama - opozitës: Hetimi i CEZ do të kryhet, do jeni në bankën e të akuzuarve

Publikuar tek: politike, më 12:12 22-10-2015 Rama - opozitës: Hetimi i CEZ do të kryhet, do jeni në bankën e të akuzuarve

Kryeministri Edi Rama ka thënë gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare se fajin për gjendjen e rëndë të sistemit energjitik, borxhet e prapambetura që duhet të paguajnë shqiptarët dhe miliarda euro afera, e ka qeveria e shkuar.

Rama tha se hetimi për aferën CEZ do të kryhet ndërsa shpreson që në bankën e të akuzuarve të shohë opozitën.

Fjala e Ramës në Parlament:

“Si keni ju kurajon të flisni për një gropë që e hapët ju. Kujt i kërkoni llogar ju që nga 2007 në gusht të 2013-ës e zhytët kompaninë në mbi 1 miliardë dollarë borxhe. Ju thatë shqiptarëve që të vjedhësh energjinë është e drejtë sepse dritat vijnë nga Zoti dhe askush s’ju ndalon por me votën tuaj blini drita.

Shpresoj shumë që të jeni në bangën e të akuzuarve për atë që i ndodhi sektorit energjitik, duke filluar nga informalitetit, tek pazaret e ngritura e pastaj të prishura e deri tek përzënja me polic e CEZ-it.

Si keni ju gojë të flisni kur vetëm në një vit janë rregistruar në sistem 352 mijë klientë, ku ishin këta? Si keni guxim t’i qani hallet atyre që nuk paguajnë dot borxhet, kur borxhet ua latë ju në kurriz? Pse nuk ua fshitë borxhet por ia latë aty. Nuk ja fshini dot, skeni se si. Por si hileqarë dhe të pabesë krijuat iluzionin se nuk do të paguheshin kurrë. Por ne, ndryshe nga ju i kemi falur 40 milionë euro.

Dhe më e bukura është kjo, ju keni shifra të ndryshme. Kryetari thotë 600, kryeplaku thotë 800, zëdhënësat sipas rastit. Kush e krijoi atë shifër? Ne apo ju që i latë rrugëve lekët e shqiptarëve. Por edhe ato pak letra që keni shkruar i keni shkruar si analfabet të qeverisjes, për pazare domethënë. Të cilat janë provë për hetimin, që mesiguri do të kryhet, dhe ne do të bëjmë çmos që të kryhet".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E shkarkon Bushati si ambasador, Arta Dade merr Spiro Koçin këshilltar. Kryetarja ka një justifikim dhe për gardhin
Paloka i papërmbajtur: Ramës i mbajti gjatë doza e drogës. Kur ishte hipi rrinte 6 muaj pa u larë »
Article Logic
Execution time: 0.019122123718262
array(1) { ["section"]=> string(78) "rama-opozites-hetimi-i-cez-do-te-kryhet-do-jeni-ne-banken-e-te-akuzuarve-23715" }