Rama optimist për kombëtaren, kërkon “like”: Asgjë s’është e pamundur nëse djemtë hyjnë të çliruar

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:19 15-06-2016

Kryeministri Edi Rama po e pret me padurim ndeshjen e kombëtares tonë me Francën që do të luhet në orën 21:00. Kryeministri është i mendimit se kjo është një ndeshje super e vështirë por jo e pamundur nëse djemtë hyjnë në fushë të çliruar nga presioni. Rama kërkon edhe “like” në shenjë mbështetjeje ndërsa poston edhe këtë video.

“Sonte sprova e dytë e Kuqezinjve. Super e vështirë po asgjë s'është e pamundur nëse djemtë e mrekullueshëm të Kombëtares do të hyjnë në fushë të çliruar nga presioni i jashtëzakonshëm i përgjegjësisë, që i pengoi të luanin lirisht në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes me Zvicrën dhe të ishin të kthjellët në rastet e pastra vetëm për vetëm përballë portierit... Le t'u çojmë me një like mesazhin e mbështetjes sonë të pakushtëzuar nga rezultati dhe cilidoqoftë rezultati, ata mbeten heronjtë e padiskutueshëm të këtij momenti magjik të futbollit tonë‪#‎ForcaShqiperianë fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumit ku tifozët kuqezinj bënë të flitet me superlativa për kulturën sportive që shfaqën para, gjatë dhe pas ndeshjes së parë me Zvicrën”, përmbyll kryeministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018903970718384
array(1) { ["section"]=> string(100) "rama-optimist-per-kombetaren-kerkon-like-asgje-s-eshte-e-pamundur-nese-djemte-hyjne-te-cliruar-43567" }