Rama: OSHEE do të shlyej detyrimet ndaj 53.900 konsumatorëve

Publikuar tek: politike, më 17:53 06-02-2015 Rama: OSHEE do të shlyej detyrimet ndaj 53.900 konsumatorëve

Kryeministri Edi Rama ka shkruajtur në facebook se OSHEE ka analizuar ankesat e konsumatorëve për faturat afrofe dhe gjobat arbitrare, dhe do të marrë përsipër detyrimet ndaj qytetarëve të prekur nga ky abuzim.

“Kjo do të thotë se, bazuar në këtë vendim, 51.500 konsumatorë, fitojnë më në fund të drejtën e tyre dhe çlirohen nga këto detyrime të padrejta. Po ashtu, këtyre do t’ju shtohen edhe 2400 konsumatorë, të cilët në bazë të disa vendimeve nominative të ERE qysh prej vitit 2011, kanë të njëjtën të drejtë”, shkruan Rama.

Sipas Ramës, detyrimi ndaj 53.900 konsumatorëve është në masën e 41.8 miliardë lekëve, duke shtuar se kjo është përgjegjësia e panjohur më parë e qeverisë shqiptare.

“Pra, nga futja në rrugën e ligjshmërisë në raport me energjinë elektrike, OSSHE jo vetëm mbledh detyrimet e konsumatorëve ndaj kompanisë, po për herë të parë në historinë e turpshme të tranzicionit në këtë sektor kritik, njeh detyrimin e vet ndaj 53.900 konsumatorëve në masën e 41.8 miliardë lekëve ose 41.8 milionë dollarëve. E pra, ky është botëkuptimi i ri qeverisës në Shqipëri. Kjo është përgjegjësia e re dhe e panjohur më parë e Qeverisë së Shqipërisë. Kështu ndërtohet shteti modern i shqiptarëve, të cilët duhet të kontribuojnë të gjithë për shtetin e tyre me atë që u takon, po duhet të marrin nga shteti i tyre çdo gjë që u takon”, deklaron Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama: Keni problem punësimin. Fitoni bashkinë se hapen vende pune. LSI organizohet më mirë
PS e Tiranës propozon Majkon, Nikollën, Dhimitrin e Klosin për bashkinë »
Article Logic
Execution time: 0.022664070129395
array(1) { ["section"]=> string(64) "rama-oshee-do-te-shlyej-detyrimet-ndaj-53-900-konsumatoreve-2575" }