Rama para Hahn: Do t’i bëjmë punët pa asnjë të sharë, si i themi ne këtu në Shqipëri...

Publikuar tek: barometri, më 08:59 18-07-2018 Rama para Hahn: Do t’i bëjmë punët pa asnjë të sharë, si i themi ne këtu në Shqipëri... Nga takimi për negociatat

Në takimin me Komisonerin Hahn, Edi Rama është shprehur mjaft optimist për rrugën e re të negociatave që e pret vendin tonë.

“Asgjë nuk na pengon ta bëjmë me cilësi të lartë këtë punë dhe pa asnjë të sharë, si i themi ne në Shqipëri, sepse përderisa e morëm rekomandimin jemi të vetëdijshëm për detyrat tona”, është shprehur Kryeministri Rama.


Gjithashtu ai ka thënë se tashmë po nisi fazën përgatitore, e cila nuk do të jetë aspak e lehtë dhe përbën një akt të rëndësishëm për integrimin europian të vendit.

Sakaq, Rama ka theksuar se prej sot e deri në pranverën e vitit që vjen duhet të përdorim me efikasitet të plotë kohën duke thelluar reformat në fushat me rëndësi jetësore, duke përmbyllur gjithë proceset e nisura të cilat nuk janë kërkesa të Brukselit por detyra që duhet ti bëjmë për vendin.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033179998397827
array(1) { ["section"]=> string(89) "rama-para-hahn-do-t-i-bejme-punet-pa-asnje-te-share-si-i-themi-ne-ketu-ne-shqiperi-128268" }