Rama paralajmërim furtunë për ministra e drejtorë dhe ironia me darkën që do të shtrojë në Surrel

Publikuar tek: politike, më 13:36 01-07-2015 Rama paralajmërim furtunë për ministra e drejtorë dhe ironia me darkën që do të shtrojë në Surrel

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së kryeministri Rama, ka paralajmëruar ministrat dhe drejtorët e tij për fushatën elektorale që sapo lamë pas. “Drejtoret tanë s’kanë ndihmuar në fushate ndërsa drejtorët e mbajtur të PD-së e kanë bërë punën e tyre”, mësohet të ketë thënë kryeministri në mbledhje duke iu referuar edhe drejtorëve që Rama ka mbajtur nga qeverisja e kaluar e PD-së.

Rama ka njoftuar se do të shtrojë një darkë në Surrel, aty ku kryeministri ka dhe shtëpinë, duke pohuar se do të marrë deputetët me më shumë kontribute në fushatë si dhe një pjesë të ministrave duke lënë të kuptohet dhe të kenë frikë ministrat që nuk do të jenë në darkë. Kryeministri nuk ka nguruar të bëjë ironi edhe në këtë rast, duke thënë: “Kur të vijë ftesa ma konfirmoni, do jeni a s’do jeni se fshat i vogël është ai dhe s’ka shumë për të ngrënë”.

Mesa duket, Rama do që deputetët, drejtorët e ministrat e tij ta kuptojnë njëherë e mirë që fjala e tij “s’bëhet dysh”. Mjaft të kujtojmë këtu shkarkimin e 4 drejtorëve në Vlorë disa javë më parë, vetëm e vetëm se nuk shkuan në takimin me Ramën, ditën e djelë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plas në PD, sekretari organizativ kundër Jozefina Topallit dhe Mesila Dodës
Zbardhen sherret brenda mbledhjes, Jozefina Topalli sulmon Lul Bashën »
Article Logic
Execution time: 0.018943071365356
array(1) { ["section"]=> string(103) "rama-paralajmerim-furtune-per-ministra-e-drejtore-dhe-ironia-me-darken-qe-do-te-shtroje-ne-surrel-15087" }