Rama paralajmëron BE-në: Nëse Europa na shmang, vjen islami radikal

Publikuar tek: politike, më 18:54 03-07-2015 Rama paralajmëron BE-në: Nëse Europa na shmang, vjen islami radikal

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të dhënë për “Financial Times”, është shprehur me tone të ashpra kundrejt Bashkimit Europian. Rama ka thënë se nëse Shqipëria nuk pranohet në BE, atëherë islami radikal do të fitojë terren.

“Një i ri në Tunis apo Tobruk ndjehet se ai nuk ka të ardhme. Por në Shqipëri, ylli në qiell është Europa. Nëse BE-ja nuk do të jetë në gjendje të performojë si duhet, atëherë do të krijohet një hapësirë e madhe për islamin radikal. Në rajonin e Ballkanit gjenden myslimanët më pro amerikanë dhe më pro europianë në botë, siç janë komunitetet myslimane në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Gjërat po ndryshojnë, nuk janë siç ishin 10 vite më parë. Në atë kohë, pra 10 vite më parë, ishte e pamundur të kishim luftëtarë të huaj nga Shqipëri duke luftuar në Irak apo Siri. 98 % e njerëzve besonin tek Amerika dhe në Zot, e më pas në Europë. Sot kjo nuk është e njëjta çështje”, – është shprehu Rama për gazetarin e ‘FT’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vizita e Merkel në Tiranë, takim me Ramën dhe Nishanin
Rama mbron universitetet private: Propagandë komuniste, pedagogët e Publikut marrin para nën dorë si Sudja »
Article Logic
Execution time: 0.033704042434692
array(1) { ["section"]=> string(71) "rama-paralajmeron-be-ne-nese-europa-na-shmang-vjen-islami-radikal-15286" }