Rama paralajmëron tërmet në drejtësi: Në shtator do shihin çfarë i pret maskarenjtë

Publikuar tek: politike, më 21:39 17-06-2015 Rama paralajmëron tërmet në drejtësi: Në shtator do shihin çfarë i pret maskarenjtë

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë, gjatë emisionit “Opinion”, videon e kandidatit të majtë në Elbasan, Qazim Sejdini, duke thënë se video që qarkullon në media është e nxjerrë jashtë kontekstit.

“Kur të ma gjeni të plotë do ta komentoj, video është e montuar dhe e shkëputur nga konteksti. Kurt ë më jepni dhe datën se kur është bërë kjo bisedë, atëher unë do të bëj një kontekst. Kjo është e nxjerrë nga kontektsi. E kam pyetur Sejdinin dhe ka thënë se deklarata është e nxjerrë nga konteksti. Është montaturë për sa kohë janë fraza të lidhura bashkë jashtë kontekstit”, ka thënë Rama.

Kryeministri Rama tha se nuk ka ansjë kandidat nga Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për integrim apo partitë e tjera të koalicionit që të jenë të dënuar. Sipas Ramës, është ngritur një komision që i ka verifikuar të gjithë kandidatët e ASHE-së.

“Kam ngritur një komision verifikimi dhe kemi verifikuar një për një të gjithë kandidatët tanë. Nuk kemi asnjë kandidatë të dënuar të formës së prerë siç është Xhelal Mziu. Nuk ka asnjë kandidat i PS-së, LSI-së apo ASHE që të jetë i dënuar”, tha Rama gjatë emisionit “Opinion”.

Rama tha se kandidati i ASHE-së në Kavajë, Elvis Rroshi nuk është dënuar asnjëherë. Sipas Ramës, Rroshi e ka ndërruar emrin për efekt dokumentash. Rama tha se kryetari aktual i Bashkisë në Kavajë, Elvis Rroshi, do të denoncojë agjensinë e lajmeve “BIRN” në lidhje me artikullin ku thuhet se Rroshi është dënuar në Itali.

Rama ka paralajmëruar atë që ai e quajti një “tundje nga themelet të sistemit të drejtësisë në Shqipëri”, duke paralajmëruar arrestime të gjyqtarëve në vjeshtë.

“Në vjeshtë, Parlamenti do të kalojë reformën më të thellë në Shqipëri. Gjykatat tona janë kthyer në gagarele dhe ne do ta tundim nga themelet sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Nuk po them se do të cenohet pavarësia e sistemit, tha ai. “Ata maskarenj që kanë përdorur togën e zezë për t’u bërë palë me krimin dhe do e shohin se çfarë i pret. Do ta harroni aksionin për hajdutët e energjisë, me atë që do ti bëjmë gjyqtarëve në Vjeshte”.

I pyetur lidhur me financimet e fushatës elektorale të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Rama tha se do të publikohen të gjitha pas zgjedhjeve të 21 qershorit.

“Fondet e fushatës do të bëhen publike kur të mbarojnë zgjedhjet. Ky është muhabet idiot pasi ne nuk kemi marrë përsipër të informojmë njëri apo tjetrin për fondet e fushatës. Kur të mbarojë fushata do të dorëzohen të gjitha në KQZ”, ka thënë kryeministri Rama.

Gjatë emisionit, Rama ka shpjeguar edhe fotografitë që qarkullojnë në media dhe rrjete sociale dhe që sipas opozitës janë prova për tentativë të blerjes së votës. Në dy fotografitë e shfaqura në ekran, duket një automjet policie me flamurin e PS-së dhe një kamionçinë me miell dhe flamurin e PS-së.

“Nuk ka anjë tentativë për blerje votash. Flamuri i Partisë Socialiste në makinën e policisë është i sekuestruar nga një person që tentoi të provokonte në mitingun e Partisë Demokratike. Fotografia me makinë me miell dhe me flamurin e PS-së nuk ka asgjë të keqe. Çfarë ka këtu? Mund të jetë një simpatizant i PS-së që mban flamurin, nuk ka asgjë të keqe”, ka thënë Rama.

Rama tha se pushteti nuk është përdorur në asnjë rast për zgjedhjet lokale. Sipas Ramës, një gjë e tillë ka ndodhur vetëm në zgjedhjet e vitit 2013 gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

"Përpara kjo gjë ishte masive. Sot nuk ndodh asgjë nga këto. Flasim për përdorim pushteti, nuk falsim për incidente dhe militantë të Partisë Socialiste që kanë goditur me karrige dhe ne e kemi arrestuar dhe e këmi dënuar. A ndodhte më parë kjo që të arrestoheshin?

“Kandidati i Pogradecit pretendon se i kam çuar unë mesazh. Ka sajuar numrin tim dhe shkon vërdallë si pelivan duke u thënë njerëzve, shikoni mesazhin që më ka çuar Rama”, ka thënë kryeministri Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edhe Basha me epitete për kandidatët e majtë: Velushi, Vangjush betoni dhe Keti Meta Bazhdari
Duma: Gjushi aplikon standartin gënje trashë se kanë filluar ta besojnë »
Article Logic
Execution time: 0.0044300556182861
array(1) { ["section"]=> string(88) "rama-paralajmeron-termet-ne-drejtesi-ne-shtator-do-shihin-cfare-i-pret-maskarenjte-13864" }