Rama pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë: Mes Bashës dhe Trump, zgjedh Lulzim Bashën

Publikuar tek: politike, më 18:09 14-04-2016 Rama pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë: Mes Bashës dhe Trump, zgjedh Lulzim Bashën

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar pak çaste më parë vizitën e tij zyrtare në Shtëpinë e Bardhë ku është takuar me Presidentin Barack Obama dhe zëvendëspresidentin Joe Biden për rreth 50 minuta. Pas përfundimit të takimit, Rama u shpreh në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, se takimi u karakterizua nga një atmosferë miqësore ku dominuan fjalët e mira për Shqipërinë dhe rrolin e saj në Rajon.

Rama vendosi t’i përgjigjet pyetjes për delkaratat e tij ndaj kandidatit Republikan Donald Trump, me një batutë për liderin e opozitës shqiptare, duke thënë se mes Trump dhe Lulzim Bashës, do të zgjidhte këtë të fundit.

“Mund të them që kaloi parashikimet në kuptimin e atmosferës shumë miqësore ku dëgjuam fjalë të shkëlqyera për Shqipërinë dhe ndamë së basku bindjen se ky është një partneritet që do të vazhdojë të forcohet dhe se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në rajon. Dinamika e re e politikës sonë të jashtme ka sjellë një ngritje të reputacioni tonë në sytë e faktorëve ndërkombëtarë. Sot është një fakt i provuar në Shtëpinë  e Bardhë. Presidenti u interesua me shumë dëshirë dhe entuziazëm lidhur me idenë e futjes në shkolla të mundësisë për të njohur fenë dhe për t’u dhënë të rinjve mundësinë për të mos rënë pre e propagandës ekstremiste cilado qoftë.

Qendrën rajonale do të ngrihet me një mbështetje të fortë nga BE, SHBA dhe USAID sa i përket një programi që synon promovimin e bashkëjetesës fetare tek të rinjtë, të cilët nuk duhet ta marrin si të mirëqenë por duhet të investojnë për ta arritur.

Ajo çka diskutuam për reformën në drejtësi ka qenë shumë e rëndësishme, të cilën edhe Shtëpia e Bardhë e mbështet. Do të më vinte shumë keq që të merresha me opozitën tonë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Ka pasur shumë stimulime, si punë e atyre simulimeve kur njerëzit nuk duan të shkojnë në punë dhe marrin raport. Reforma do të kalojë, dhe kush identifikohet si pengesa e reformës hyn në telashe me popullin shqiptar por edhe me partnerët.

Unë nuk mund të justifikoj ashpërsinë e Republikanëve këtu, dhe ashpërsinë përtej absurdit në Shqipëri, por përtej retorikës ne nuk do të bëhemi kurrë danez apo zviceran. Vendit i duhen reformat, Shqipëria nuk del dot pa reformat ë thella, por ka edhe reforma si ajo e drejtësisë që është mirë të bëhen së bashku dhe do të bëhen sëbashku.

Unë nuk besoj që jam i ashpër. Jam pyetur dhe jam përgjigjur. Nuk mendoj se kam marrë ndonjë fushatë. Unë mes Lulzim Bashës dhe Trump-it zgjedh gjithmonë Lulzim Bashën, megjithëse nuk do ta bëja kurrë në asnjë rrethanë. por nuk është problemi im nëse Lulzim Basha mes meje dhe Trump-it zgjedh Trump-in.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mandatet e Leskajt dhe Sulit dërgohen në Kushtetuese, ngrihen dy komisione hetimore për CEZ
Fatos Tushe përpiqet të rregullojë imazhin, fton në zyrë gruan që kërcënoi »
Article Logic
Execution time: 0.042253971099854
array(1) { ["section"]=> string(85) "rama-pas-vizites-ne-shtepine-e-bardhe-mes-bashes-dhe-trump-zgjedh-lulzim-bashen-37705" }