Rama pasqyron hyrjen e plazhit të Durrësit: Ja rrënimi dhe Rilindja

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:09 06-05-2015 Rama pasqyron hyrjen e plazhit të Durrësit: Ja rrënimi dhe Rilindja

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetin social Twitter një foto nëpërmjet së cilës pasqyron  atë që ai e quan “Rënimi dhe Rilindja”.

Fotoja ilustron pamjen e hyrjes së plazhit të Durrësit para 18 muajsh dhe pamjen aktuale. “Rrënimi e Rilindja - Hyrja e plazhit më të populluar të Shqipërisë. Në 18 muaj për Durrësin me shumë se ne 18 vjet”, shkruan Rama dhe menjëherë kanë pasuar komentet.

“Zoti Rama, po për pusetat çfarë do bëni?”. “Fshati që duket nuk do kallaus”, shkruan një tjetër.

E ndërsa dikush është në një mendje me kryeministrin duke i konfirmuar  transformimin që ka pësuar hyrja e plazhit të Durrësit “që dikur vinte erë misra të pjekur”, shton komentuesi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018135070800781
array(1) { ["section"]=> string(72) "rama-pasqyron-hyrjen-e-plazhit-te-durresit-ja-rrenimi-dhe-rilindja-10470" }