Rama PATURPËSISHT s’e la të fliste, i madhi Ndrenika ia qendis ca fjalë: Iku se kishte punë, kjo që pashë m’u duk kartolinë (E PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:22 13-03-2018 Rama PATURPËSISHT s’e la të fliste, i madhi Ndrenika ia qendis ca fjalë: Iku se kishte punë, kjo që pashë m’u duk kartolinë (E PLOTË) Robert Ndrenika, aktor

Ditën e djeshme është prezantuar projekti i Teatrit të ri Kombëtar. Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse për t’ia lënë vendin arkitektit.

Por në rradhët e publikut ku qëndronin aktorë të shumtë, ishte edhe Robert Ndrenika. Aktori i madh ka kërkuar fjalën, por Rama i është përgjigjur duke i thënën “prit njëherë të prezantohet projekti”.

Megjithatë, Ndrenika nuk ka lënë pa ia thënë ato që kishte ndërmend Ramës përmes hapësirës mediatike. Në përgjigjen e aktorit, nuk mungon ironia sarkastike për projektin aq shumë të kundërshtuar.

“Do t’i them nja dy fjalë, por do kisha dashur të ishte këtu edhe Kryeministri, por ai iku se ka punë të tjera. Faleminderit për këtë ftesë që na bëri. Unë jam i distancuar për arsye shëndetësore, por kisha dëgjuar nga shumë kolegë të mi aktorë, që më thoshin se Kryeministri nuk e do, e urren teatrin, nuk i do aktorët, seç ka një alergji ndaj tyre.

Por, me këtë të sotmen, unë e pashë se ai e do teatrin. Por, kjo që pashë më së tepërmi m’u duk, si një kartolinë, për këtë mund të flasin arkitektët, por unë për vete do të doja që të shihja edhe maketin, që të dija se si është skena dhe se si janë xhepat anash, që na duhen ne si aktorë. Ndërsa, puna e restoranteve këtu është tjetër gjë.

Por mua më shqetëson shumë partneriteti me privatin, sepse unë jam i bindur që shteti shqiptar nuk e ka problem që të bëjë një Teatër Kombëtar dhe këtë nuk ma heq njeri nga mendja. Shembull kam Maqedoninë fqinjë, e cila nuk po e respekton marrëveshjen e Ohrit, por për shqiptarët po bën një teatër shumë të mirë.

Po e bën vet pa partneritet privat, prandaj do t’i lutesha shumë Kryeministrit, edhe zonjës ministre të Kulturës, që të heqin dorë nga partneriteti me privatin edhe të gjejnë fonde. Pesë milionë i kanë nga greku, le të marrin edhe 25 mijë lekë borxh edhe t’i lajnë me afate. Kjo që pashë këtu ishte një dyndje, një xhungël urbane.

Ajo del e bukur, se unë thashë: Kartolinë! Por, do të shihni se çfarë do të bëhet atje! Pra, unë jam i mendimit, që, ndoshta, edhe të shtyhet kjo edhe ca kohë, por ama shteti të bëjë Teatrin Kombëtar”, tha Ndrenika.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « RAMA shkoi në spital për nervin shiatik? DEKLARATA e fortë e mjekut: Ai ka mik shefin në QSUT, ndryshoi planin e Tiranës që mos i prishte shtëpinë
Rama uron gazetarin me VIDEO nga makina: Vlonjat i fortë dhe PATJETËR RILINDAS »
Article Logic
Execution time: 0.020374774932861
array(1) { ["section"]=> string(135) "rama-paturpesisht-s-e-la-te-fliste-i-madhi-ndrenika-ia-qendis-ca-fjale-iku-se-kishte-pune-kjo-qe-pashe-m-u-duk-kartoline-e-plote-113113" }