Rama: PD, zëdhënëse e një gangsteri nga Fushë-Kruja

Publikuar tek: politike, më 13:10 26-03-2015 Rama: PD, zëdhënëse e një gangsteri nga Fushë-Kruja

Kryeministri Rama ka thënë gjatë seancës parlamentare pas votimit pro për heqjen e mandatit të dy depytetëve, se janë në qeverisje duke ruajtur me vendosmëri etikën dhe parimet për mosndërhyrje, ndryshe nga Partia Demokratike që bëhet zëdhënëse e një gangster nga Fushë-Kruja.

“Partia Demokratike ka bërë të kundërtën, madje na ka akuzuar se po përpiqemi të ndërhyjmë dhe të bëjmë prësion Prokurorisë kur ne kemi shprehur vetëm opinionin tonë për çdo çështje të caktuar”, tha kryeministri.

Rama tha se nuk mund të jetë në mbështetje të Prokurorisë, ndërkohë që 4 vrasjet para Kryeministrisë, vazhdojnë të jenë ende të pazbardhura, “por e mbështesim atë dhe nuk mund ti bëhemi pengesë politike kur bëhet fjalë për diskutime lidhur çështjen në fjalë”, tha Rama.

Rama ka thënë se ish kryeministri i kundërvinte Prokurorisë Policinë e Shtetit dhe rrefuzonte arrestimet e Prokurorisë për vrasjet e 4 personave në protestën e 21 janarit.

“S’jemi të përsosur, As nuk pretendojmë që jemi zgjedhja e duhur për këtë vend, forca e duhur qeverisëse për këtë vend, idetë, parimet, vlerat janë më të favorshme për popullin shqiptar në zhvillimin e vendit. Flasim për një reform të zvarritur për vite të tëra, që ishte huq për qeverisjen e mëprashme për të marrë mbështetje financiare.Të marrim mundësi të reja që i munguan vendit, reforma që nuk i bëri paraardhësi.

Janë thjesht qenër që cdo të enjte na sjellin dufin e tyre. Ne jemi këtu për të vazhduar punën, duhet të jemi të prerë për të zbatuar ligjet dhe të replikojmë me seriozitetin dhe rrespektin më të mad. Por nuk jemi të gatshëm të marrim peng Parlamentin.

Kryeminstri në kuvend vjen për opozitën, kuvendi vet është për opozitën. Opozita nuk e kthen dot Parlamentin në një klub ku flitet përçart. Publiku dëgjon se çfarë ligjesh propozon shumica dhe çfarë alternative ka opozita.

Pengohet publiku për të dëgjuar se me cfarë po merremi dhe çfarë kemi përmirësuar permisuar për vendin. Pengohet për tu degjuar ku mund të bëhen gjërat më mirë. Detyrim për të bërë debat, për pensionet dhe çështje të tjera për të cilat njerëzit votojnë dhe politika ekziston. Ndërkohë çdo të enjte këto goditet. Mbrëmë u godit në mënyrë më kriminale, duke folur për gangserin nga Fushë-Kruja që nuk kanë lidhje me vendimin tonë. Këto janë kthyer problem madhor për Kuvendin dhe bashkëjetesën demokratike. Mundësi për të baltosur vetveten dhe Shqipërinë duke i dhënë komunitetit ndërkombëtare pamjen që e përkthyer figurative është e brabartë me videon e kopshtit zooloogjik, si sulmi i demit në kopësht. 

Rama ka thënë se dekriminalizimi është një term absurd, dekriminalizimi i parlamentit do të thotë të pranosh që populli ka zgjedhur të përfaqësohet nga kriminelë.

“Kriminelët sipas tyre duhet të jenë gjithmonë kundërshtarët. Kur janë në krahun e tyre, u bëjnë vizita dhe e trajtojnë çëshjen si persekutim politik”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Frroku braktis seancën: Prokuroria presion ndaj meje
Reagon Basha pas deklaratës së Ramës: Asnjë investim për 11 vite në kopshtin zoologjik »
Article Logic
Execution time: 0.058168888092041
array(1) { ["section"]=> string(54) "rama-pd-zedhenese-e-nje-gangsteri-nga-fushe-kruja-6989" }