Rama-pensionistëve: Pension me i lartë për ju nese fëmijët tuaj paguajnë sigurimet shoqërore

Publikuar tek: politike, më 12:27 20-01-2015 Rama-pensionistëve: Pension me i lartë për ju nese fëmijët tuaj paguajnë sigurimet shoqërore

Kryeministri Edi Rama, u është drejtuar sot me një letër publike pensionistëve shqiptarë. Në fillim, Rama informon pensionistet në lidhje me formulën e re të pensionit. E cila bazohet në shumën e kontributeve të derdhura dhe nuk kufizohet më nga një pension tavan e dysheme. 

Në letër kryeministri u ka bërë thirrje pensionistëve që të nxisin fëmijët, nipërit, mbesat e të afërmit që të paguajnë kontributet e sigurimit shoqëror.  “Pagesa e rregullt e kontributeve jo vetëm do të garantojë nesër një pension më të lartë për të dashurit tuaj, por do të krijojë mundësinë reale për të rritur më shumë pensionin tuaj”-shkruan kryeministri duke kërkuar bashkëpunimin e pensionistëve.

Rama flet edhe për një intesifikim gjatë 2015-ës, të luftës ndaj informalitetit në fushën  e sigurimeve shoqërore dhe akuzon paraardhësit e tij në lidhje me dëmet e shkaktuara në këtë fushë. Të njejtën gjë pohoi edhe ministri Erion Veliaj dje në një letër drejtuar subjekteve debitore të sigurimeve shoqërore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta në Kuvendin e Maqedonisë: “Ohri” na afron më shumë pranë njëri-tjetrit
Ristani: Shqiptarët të pasigurtë me përmasat që ka marrë krimi. Reagon edhe PS »
Article Logic
Execution time: 0.02301287651062
array(1) { ["section"]=> string(96) "rama-pensionisteve-pension-me-i-larte-per-ju-nese-femijet-tuaj-paguajne-sigurimet-shoqerore-1017" }