Rama për debatet me Blushin: Janë të natyrshme, nuk ka lajm. Koalicion për bashkitë, jo për Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 14:14 10-04-2015 Rama për debatet me Blushin: Janë të natyrshme, nuk ka lajm. Koalicion për bashkitë, jo për Shqipërinë Edi Rama

Indifierent është treguar kryeministri Edi Rama për pyetjet nga gazetarët se si i komentonte debatet brenda PS-së për përzgjedhjen e kandidatëve. Rama ka deklaruar se nuk ka ndonjë kujtesë të veçantë për ndonjë debat, pasi kishte bërë disa takime. Sipas tij këto janë debate të natyrshme dhe këtu nuk kishte ndonjë lajm.


“Cilat? Unë kam bërë sot disa takime nuk mbaj mend madje se sa ku kemi pasur debate dhe  nuk kam ndonjë kujtesë për ndonjë debat të vecante me ndonjërin nga deputetët. Ne debatojmë në mënyrë të natyrshme me deputetët dhe kjo është konstante. Për mua nuk ka lajm këtu.’’, ka thënë sot Rama.

Rama ka sqaruar procesin e përzgjedhjes, duke thënë se është një nga proceset më  të imta, mes konsultimesh.

“Asnjëherë më parë, nuk është bërë një proces kaq i imët konsultimesh dhe kaq i detajuar për të thithur opinionin e qytetarëve përmes bazës së partisë dhe grupeve të interesit, asnjëherë nuk janë bërë kaq kohë përpara fillimit të fushatës, së treti unë kam bindjen se procesi na ka çuar drejt kandidimit më të spikatur në këtë moment edhe kandidimet e tjetra do jenë më të spikaturat e këtij momenti në funksion të qëllimit që kemi”, argumentoi Rama.

Lidhur me aleatët Rama komentoi se është koalicioni jo për të qeverisur Shqipërinë, por bashkitë. “Jemi në diskutime me të gjithë, do jetë koalicion i madh, për të qeverisur bashkitë jo Shqipërinë se Shqipëria e ka koalicionin e vet qeverisës. Eksperiencat nga të cilat mësojmë flasim qartë se koalicionet e qevrisjes vendore janë koalicione të ndryshme nga ato të qeverisjes kombëtate. Sfida e këtyre zgjedhjeve është shumë më e madhe se sfida e zakonshme e zgjedhjeve të zakonshme vendore. Duhet parë si një process që do përcaktojë çfarë shërbimesh do marrin qytetarët.”, tha Rama.

Kryeministri tha për zgjedhjet e 21 qershorit se nuk bëhet fjalë për zgjedhje politike, ku do vendosen raportet mes forcave politike, por për zgjedhje me rëndësi historike për shkak të reformës.

“Për mua dhe për ne këto nuk janë zgjedhje politike por janë me një rëndësi historike për shkak të një reforme historike që ne kemi marrë, reforma territoriale dhe ndryshimet historike që do sjellë kjo reformë për qytetarët. Sot të gjithë janë qytetarë të barabartë dhe të gjithë janë pjesë e këtij procesi ku duke qenë tanimë të përfshirë në jetën e një komuniteti të një bashkie më të madhe meritojnë të marrin një jetë më cilësore. Ka rëndësi si do qeverisen komunitetet në 4 vitet e ardhshme. Nuk e shikoj një çështje numerike as si një garë që do përcaktojë raportet politike. Kjo nuk është betejë . S’kemi kundërshtar në terren në kuptimin e opozitës. Ju e shikoni vetë se në çfarë katandie është PD. Kemi kundërshtar keqqeverisjen jo PD.”, vazhdoi më tej Rama.

Lidhur me Tiranën dhe kandidatët ende të pazgjedhur, Rama tha se në mesin e javës tjetër gjithçka do të jetë vendosur. 

“Ka ende disa punë për t’u bërë të natyrës konsultative dhe anketimeve të imta të anketave që kemi realizuar. Unë besoj që brenda javës së ardhshme dhe mendoj në mesjavë ne do jemi gati me të gjithë kandidatët’’, theksoi Rama.

Lidhur me akuzat e PD-së për kandidatin e PS-së në Krujë, Artur Bushin, Rama ka ‘’kundër-sulmuar’’ duke u shprehur referuar kandidatit të PD-së për Kamzën Xhelal Mziut, se ai u shpall fajtor.

“Nuk e di se çfarë kanë parasysh por para pak çastesh mësuam se një kandidat u shpall fajtor dhe me sa më rezulton do jetë në burg. Shpreh keqardhje për PD-në që tjetër thotë, tjetër bën, dhe në fund fare tjetër i del”, ironizoi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha-Beqajt: Mos ndërhy o rrugaç, o fundërrinë. Tahiri: Je llumi i historisë
Vijojnë negociatat për Vlorën, Dritan Leli kandidati potencial »
Article Logic
Execution time: 0.021760940551758
array(1) { ["section"]=> string(103) "rama-per-debatet-me-blushin-jane-te-natyrshme-nuk-ka-lajm-koalicion-per-bashkite-jo-per-shqiperine-8365" }