Rama për “email-in” drejtuar ministrave: Si ai kam edhe të tjerë

Publikuar tek: politike, më 22:04 17-09-2015 Rama për “email-in” drejtuar ministrave: Si ai kam edhe të tjerë

Gjatë emisionit “Top Story”, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për email-in e tij drejtuar ministrave, i publikuar rreth një javë më parë nga Newsbomb.al, duke u shprehur se si ai email ka edhe shumë të tjerë të ngjashëm.

Sipas Ramës, dokumenti është nxjerrë jashtë kontekstit, ndërsa ka shtuar se kërkesa e tij për ministrat, që prej ditës së parë të krijimit të qeverisë ka qenë se kabineti duhet të performoi si skuadër.

“Jemi në kushtet e një dokumenti që është nxjerrë plotësisht jashtë kontekstit, por si ai email kam edhe të tjerë unë. Ajo që kam dashur unë që prej ditës së parë ka qenë që qeveria të performoi si skuadër”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri e ka krahasuar gjuhën e përdorur në email-in drejtuar ministrave të PS-së, si të ngjashme me atë që përdorin tranjerët e skuadrës së Barcelonës apo Chelsea me futbollistët e tyre gjatë pushimit në ndeshje, ku atyre i kërkohet që të performojnë më mirë në fushën e lojës.

Lexo edhe: Ekskluzive/ Zbardhet email i Ramës për Ministrat: Jeni bërë arrogantë, ambasadorët tallen me ju. Ndryshoni, ose lini anijen


Rama: Po të kthesha në 2013, do i kandidoja sërish Doshin, Ndokën dhe Prengën

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në rast se do të rikthehej pas në vitin 2013, do të kandidonte sërish nën logon e Partisë Socialiste, ish-deputetët e kësaj partie Tom Doshin, Armando Prengën dhe Arben Ndokën.

Rama ka thënë në emisionin “Top Story” në Top Channel se në vitin 2013 nuk mund të parashikonte ngjarjet e ndodhura pas fitores ntë zgjedhje. Sipas tij, ai i ka propozuar elektoratit një listë me kandidatë pa kriminelë dhe që kanë qenë të respektuar në zonat e tyre.

“Po të kthehesha në 2013 do të bëja të njejtën gjë sepse nuk kam proopzuar asnjë listë me kriminelë. I kam propozuar njerëz që në rastin konkret kanë qenë deputetët, dy prej tyre, dhe kanë qenë të respektuar në komunitetet e tyre. Këta bëjnë sot si virgjëresha dhe mendojnë se shqiptarët e kanë harruar se deputetët nxirrnin pistoletën në mes të stadiumit. Ne kemi vendosur një standard tjetër”, ka thënë Rama.

Lidhur me deputetin tjetër të arrestuar, Mark Frroku, kryeministri Rama ka refuzuar të marrë përgjegjësi, pasi siç tha ai, Frroku ka qenë propozim i një prej partive aleate në koalicion.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Samiti kundër ekstremizmit, Rama në SHBA me ftesë të Obamës
Basha planifikon protesta, por nuk mohon koalicionin me PS »
Article Logic
Execution time: 0.018418073654175
array(1) { ["section"]=> string(67) "rama-per-email-in-drejtuar-ministrave-si-ai-kam-edhe-te-tjere-21048" }