Rama për integrimin në BE: Këtë bindje nuk mund ta kem ende

Publikuar tek: barometri, më 08:19 20-12-2017 Rama për integrimin në BE: Këtë bindje nuk mund ta kem ende

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e djeshme ka udhëtuar drejt Brukselit, ku është ftuar nga shefja e Diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini në një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij me gazetarët, i pyetur në lidhje me mundësinë për të marrë rekomandimin e komisionit të BE dhe për të filluar negociatat për antarësim, Kryeministri Rama është shprehur se nuk është i sigurt, por mendon se Shqipëria e meriton plotësisht.

“Këtë bindje nuk mund ta kem sepse duhet ta kenë edhe të gjitha vendet anëtare dhe BE”- është shprehur Kryeministri.

Gjithashtu ai ka komentuar për herë të parë zgjedhjen e Kryeprokurores Arta Marku duke theksuar se ky vendim i ka shërbyer shumë drejtësisë dhe rritjes së besimit për reformën që do bëhet.

Sakaq për protestën e djeshme është shprehur se është munduar ta kaloj atë situatë vështirësie për hir të shqiptarëve dhe Shqipërisë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02112603187561
array(1) { ["section"]=> string(65) "rama-per-integrimin-ne-be-kete-bindje-nuk-mund-ta-kem-ende-103717" }