Rama për Kishën e Dhërmiut: Të qeshësh e të qash, një ngrehinë si garazh. Reagon edhe Berisha

Publikuar tek: politike, më 14:00 24-08-2015 Rama për Kishën e Dhërmiut: Të qeshësh e të qash, një ngrehinë si garazh. Reagon edhe Berisha Kisha e Shen Thanasit, Dhermi

Në "konferencën" online me qytetarët, ndër të tjera, kryeministri Rama i është përgjigjur pyetjes lidhur me prishjen e ndërtimit pa leje në kishën e Shën Thanasit në Dhërmi.

Rama e ka cilësuar kishën si një “ngrehinë si garazh” duke ironizuar reagimet kundër për ndërhyrjen. “Është të qeshësh e të qash që një ngrehinë si garazh e quajnë kishë dhe venë kujën pse po rikthejmë në jetë trashëgiminë tonë”, tha Rama.

Ndërkaq edhe Berisha, në një konferencë me gazetarët të disa minutave më parë ka shprehur mbështetjen për kishën dhe ka dënuar prishjen e saj.

“Mbështes kishën, problemi i murgut që është varrosur aty është shumë i ndjeshëm. Himara nuk është minoritet grek, por ka folës bilingualë. Dënoj prishjen”, tha Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Azilkërkuesit? Shumica jo nga Shqipëria por Greqia. Reagon Basha: E mohoi paturpësisht
Meta takon Svensson, lajmëron vizitën në Suedi »
Article Logic
Execution time: 0.029313087463379
array(1) { ["section"]=> string(96) "rama-per-kishen-e-dhermiut-te-qeshesh-e-te-qash-nje-ngrehine-si-garazh-reagon-edhe-berisha-19046" }