Rama për prishjen e ndërtimeve: Kush ka titull pronësie, do shpronësohet

Publikuar tek: politike, më 23:00 05-03-2015 Rama për prishjen e ndërtimeve: Kush ka titull pronësie, do shpronësohet

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sërish se çdo ndërtim me leje, qoftë të fituar atë në mënyrë të paligjshme, do të shpronësohet në rast se është e nevojshme për t’u prishur.

Rama ka deklaruar se mbi 30 persona janë sot në burg për shkak se kanë legalizuar ndërtime në mënyrë të paligjshme.

Ndërsa duke e konsideruar ndërtesën e vjerrit të Lulzim Bashës në Vlorë si një turp kombëtar, kryeministri tha se për prishjen e saj janë shpronësuar pronarët.

“E sillni si organizatë mediatike dhe politike ( për ndërtimin e Kokëdhimës). Çështja e selektivitetit sepse keqpërdoret nga SHQUP dhe media. Eshtë e lidhur me faktin se në çdo operacion për të çliruar hapësirat publike në qytete apo zona të caktuara ndeshemi me një fenomen që e kemi parë nga koha juaj. Që janë bërë legalizime të paligjshme. Unë isha në Vlorë dhe mjafton t’ju them se në 8 vjet 85% e legalizimeve në qytetin e Vlorës dhe 21 mijë legalizime gjithsej më pak se 20% kanë qenë për hotele motele. Dhe janë legalizuar siç u legalizuan ata në krah të universitetit. Dhe ata janë bërë pronarë. Ata kanë titull pronësie. Njëri ishte me titull pronësie, një tjetër u shpronësua. Siç shpronësuam në liqenin e Pogradecit. Ishin legalizime të paligjshme. Mbi 30 vetë janë në burg. Por edhe sado që legalizime janë të paligjshme, ata kishin titull pronësie. Dhe kjo është e thjeshtë. Janë raste gënjeshtra. Ai është me titull pronësie dhe u shpronësua për projektin e vijës bregdetare të Vlorës. Ai është një nga turpet. (i Lul Bashës). Po të them se është me titull pronësie. Në rast se duhet shembur duhet shpronësuar”, ka deklaruar Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zv/ministri i Mbrojtjes ndihet i lodhur nga “Doshi”, shfryn kundër gazetarëve
Presidenti për gazetarët jopublikisht: Më ka thënë “Sakat”. Rama: Nuk e kam fyer »
Article Logic
Execution time: 0.022353172302246
array(1) { ["section"]=> string(75) "rama-per-prishjen-e-ndertimeve-kush-ka-titull-pronesie-do-shpronesohet-5092" }