Rama për PS-në e ndan Shqipërinë në 6 rajone, Vlorë-Gjirokastër drejtohet nga Kokëdhima

Publikuar tek: politike, më 21:30 29-08-2015 Rama për PS-në e ndan Shqipërinë në 6 rajone, Vlorë-Gjirokastër drejtohet nga Kokëdhima

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot gjatë gjithë ditës në Vlorë, ku është takuar me strukturat e Partisë Socialiste dhe deputetët e këtij qarku dhe atij të Gjirokastrës.

Një ndër temat e rëndësishme të diskutimit ka qenë riorganizimi i PS-së në këto dy qarqe. Newsbomb.al mëson se Rama ka vendosur të ndaj strukturat e partisë së tij bazuar në gjashtë rajone të vendit, të cilat do koordinohen deri në kongresin e PS-së.

Gjatë rajonet që do formohen janë Shkodër-Lezhë, Kukës-Dibër, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier-Lushnje dhe Vlorë-Gjirokastër.

Burime pranë PS-së bëjnë të ditur për Newsbomb se Rama u ka komunikuar sot deputetëve se do të jetë deputeti Koço Kokëdhima ai që do të drejtojë rajonin Vlorë-Gjirokastër. Kokëdhima konsiderohet si një nga personat më të afërt të kryeministrit Rama.

Ndërkohë, për rajonet e tjera përfliten emrat e Saimir Tahirit, Blendi Klosit, Taulant Ballës apo Ditmir Bushatit, megjithatë në ditët në vijim pritet që vetë Rama, njësoj siç veproi me Vlorën, tu prezantojë deputetëve në qarqet përkatëse, drejtuesin e ri. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekskluzive/ Menduh Thaçi marton 2 djemtë, fton Ilir Metën por jo Edi Ramën
Paloka: Rama shpalli de juro se beu i jugut është Koço Kokëdhima »
Article Logic
Execution time: 0.023154973983765
array(1) { ["section"]=> string(92) "rama-per-ps-ne-e-ndan-shqiperine-ne-6-rajone-vlore-gjirokaster-drejtohet-nga-kokedhima-19483" }