Rama për shpenzimet: Berisha i përmbajtur, Topalli shpenzoi 160 mijë dollarë për vizita brenda vendit

Publikuar tek: politike, më 19:58 05-11-2015 Rama për shpenzimet: Berisha i përmbajtur, Topalli shpenzoi 160 mijë dollarë për vizita brenda vendit

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me shpenzimet e tij gjatë vizitave jashtë vendit.

Rama ka theksuar se në 8 vitet e fundit nuk rezulton që të jetë ai kryeministri “turist” i Shqipërisë, ndërsa ka ironizuar lidhur me shpenzimet dhe vizitat e bëra nga paraardhësi i tij.

“Paraardhësi im do të thoja që ka qenë një person i përmbajtur në shpenzime për udhëtime jashtë vendit dhe besoj edhe në numër. Unë kam këtu një tablë që tregon që nga viti 2007 deri në vitin 2014 të shpenzimeve të institucionit të kryeministrit. Në 2007, Berisha ka shpenzuar 16 mijë euro për shpenzime jashtë vendit, në 2008-14 mijë euro, në vitin 2009-20 mijë euro, në vitin 2010-13 mijë euro dhe në vitin 2011-13 mijë euro. Në vitin 2014, unë si kryeministër kam shpenzuar 11 mijë euro, dhe kjo është shifra më ulët përgjatë këtyre viteve”, tha Rama.

Rama u është drejtuar deputetëve të Partisë Demokratike duke u thënë se turist nuk kanë ish-kryeministrin Berisha, por ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topallin.

Sipas Ramës, në 8 vite, Topalli ka shpenzuar 180 mijë euro e 15 mijë dollarë për udhëtime jashtë vendit, ndërsa 160 mijë dollarë i ka shpenzuar për udhëtime brenda vendit.

“Turiste keni pasur dikë tjetër ju, ish-kryetaren e Kuvendit, e cila në 8 vite ka shpenzuar 180 mijë euro 15 mijë dollarë për udhëtime jashtë vendit dhe 160 mijë dollarë për udhëtime brenda vendit. Vetëm makinat e saj kanë harxhuar 124 mijë litra karburantë. Pra duke lloagaritur se ka pasur 4 makina, i bie që çdo ditë ato kanë harxhuar 20 litra naftë në ditë”, theksoi Rama.

Rama ka thënë se me këtë mënyrë të të bërit opozitë, në fakt vendi ka mbetur pa opozitë, duke ia bërë më të vështirë punën qeverisë. Sipas kryeministrit, nëse PD do të dinte si të vepronte, ajo mund të ndikonte që shumë punë të bëhen edhe më mirë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Raporti i Komisionit Evropian: Aksioni kundër informalitetit dobësoi konsumin e familjeve
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, vizitë në Tiranë, takon Tahirin dhe Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.13748288154602
array(1) { ["section"]=> string(105) "rama-per-shpenzimet-berisha-i-permbajtur-topalli-shpenzoi-160-mije-dollare-per-vizita-brenda-vendit-24752" }