Rama për Tahirin: Njoh të korruptuar që s’kanë kaluar nga drejtësia. Nëse vërtetohen akuzat do duartrokas i pari

Publikuar tek: politike, më 21:11 14-11-2017 Rama për Tahirin: Njoh të korruptuar që s’kanë kaluar nga drejtësia. Nëse vërtetohen akuzat do duartrokas i pari

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka folur për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili po hetohet nga prokuroria i dyshuar për bashkëpunim me grupin “Habilaj” të akuzuar për tafikim të lëndëve narkotike.

Rama i ftuar në "Studio e Hapur" me Eni Vasilin tha se njeh persona të tjerë në rang politik, të korruptuar por që nuk kanë kaluar nga dera e drejtësisë. Sakaq shton se nëse Prokuroria vërteton akuzat ndaj Tahirit, do jetë ai që do duartrokasë i pari.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Në fakt unë njoh të tjerë të korruptuar por që nuk kanë kaluar nga dera e drejtësisë. Nëse del kështu siç thoni ju  nuk  do të jetë hitparidi i pare i djegur sepse ka të tjerë para tij. Nëse Tahiri është ky version atëherë patjetër që është turpi më i madh i familjes socialiste në 30 vjet, patjetër është dhe versioni tjetër që mund të jetë krejtësisht ndryshe. Ne nuk kemi pse i  diskutojmë këtu…

Politika që synon të jetë pjesë e BE nuk e bën kurrë këtë që po bëjmë ne sot. Kjo nuk është një arsye për tu ngritur deri në pikën ku të sulmohet qeveria dhe shteti. Sot opozita po sulmon shtetin, po sulmon bankat. Kurrë nuk i është thënë popullit se sistemi banker në Shqiëpri është një lavatriçe për të pastuar para. Kjo është krejtësisht e pavërtet.

Nëse vërtetohen akuzat nga prokuroria unë do të duartrokas i pari. Nuk do ishte hera e parë në histori që një benjamin i  suksesshëm të jetë i tillë… Çdokush që kalon moshën e parashikuar nga ligji është përgjegjës për veprimet e tij.

Article Logic
Execution time: 0.01425313949585
array(1) { ["section"]=> string(116) "rama-per-tahirin-njoh-te-korruptuar-qe-s-kane-kaluar-nga-drejtesia-nese-vertetohen-akuzat-do-duartrokas-i-pari-99589" }