Rama për televizionin maqedonas: S’do vëmë veton për NATO-n, por hetim ndërkombëtar për Kumanovën

Publikuar tek: politike, më 10:57 25-07-2015

Hetim të pavarur dhe transparent për Kumanovën. Ky është artikulimi i qartë i kryeministrit Edi Rama në një intervistë për televizionin maqedonas ‘’Telma’’. Rama ka theksuar se nuk do vendoset VETO për antarësimin e Maqedonisë në NATO, pasi Shqipëria është e interesuar që të shohë një Maqedoni që forcohet.

Z.Rama mund të na thoni konkretisht se ç’donit të thoshit me thënien se Maqedonia nuk mund të bëhet anëtarë e NATO-s, pa përmbushur Marrëveshjen e Ohrit. Është kjo një VETO tjetër?

Jo. Nëse i referoheni mirë dokumentit final të samitit, në këtë dokument që të gjithë anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord, duke nënvizuar nevojën e Maqedonisë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, si një bazë thelbësore për bashkëekzistencën dhe harmoninë, në paqe dhe bashkëpunimin mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe me siguri si një bazë thelbësore për të forcuar Maqedoninë për ta bërë atë më të qëndrueshme dhe më me prosperitet. Ne jemi absolutisht të interesuar për të parë një Maqedoni më të fortë. Ne besojmë fortë që është e një rëndësie strategjike për rajonin dhe patjetër edhe për Shqipërinë për të patur një Maqedoni me integritet dhe të qëndrueshme

Të shtënat në Kumanovë nuk kanë shqetësuar vetëm Maqedoninë  por edhe vendet e tjera në rajon. Ju keni kërkuar hetim ndërkombëtar për Kumanovën, por hetimi këtu ende s’ka përfunduar, s’ka akoma rezultatet cili është opinioni juaj për këtë çështje?

Opinioni im është që një hetim i pavarur dhe transparent do të na ndihmonte të gjithë dhe do të ishte një kontribut i rëndësishëm për ç’po thoshim më parë. Për të patur një Maqedoni progressive dhe të qëndrueshme në termat e përfaqësimit të një shembulli ku marrëdhëniet ndëretnike nuk janë problem, madje është e kundërta, janë potencial për shoqërinë dhe për vendin që të rritet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama-Freshistëve: Bëni Shkuma-party, po mos na merrni në telefon nga policia si të papërgjegjshëm
Tjetër përplasje Qeveri-Presidencë: Nishani bllokon Ligjin Për Arsimin e Lartë »
Article Logic
Execution time: 0.016457080841064
array(1) { ["section"]=> string(101) "rama-per-televizionin-maqedonas-s-do-veme-veton-per-nato-n-por-hetim-nderkombetar-per-kumanoven-16963" }