Rama: Për Tiranën po bëjmë anketime, FRD t’i bashkohet koalicionit tonë

Publikuar tek: politike, më 20:52 30-03-2015 Rama: Për Tiranën po bëjmë anketime, FRD t’i bashkohet koalicionit tonë

Kryeministri Edi Rama pasi ka përfunduar takimet me deputetët e PS-së, ka deklaruar se për Bashkinë e Tiranës janë duke u bërë disa anketime të tjera në mënyrë që të identifikohet profili që qytetarët presin për këtë garë.

Rama tha se janë konsultuar shumë emra dhe propozime e për këto është dakortësuar me një pjesë të konsiderueshme të tyre.

“Kemi konsultuar shumë emra dhe propozime, jemi dakortësuar për një pjesë të konsiderueshme të tyre. Do të takohemi me partenrët tanë sepse bëhet fjalë për kandidatë që nuk i përkasin vetëm një force politike, por të gjithë koalicionit. Dua të nënvizoj se prej disa muajsh ne jemi futur në një proces anketimi, duke anketuar grupmosha dhe shtresa sociale kryesisht në bashkitë e mëdha aty ku edhe ka një kompleksitet më të madh. Për Tiranën kemi rënë dakort që të bëjmë disa anketime të tjera dhe besoj se në pak ditë do të harmonizojmë qendrimin tonë me atë se çfarë kërkojnë qytetarët. Ne jemi të fokusuar tek profili, të identifikojmë proflin që qytetarët presin në garën për Tiranën, pasi kjo do të jetë një garë për të ardhmen e qyteti”, tha Rama përpara mediave.

Kreu i PS-së i ka bërë gjithashtu thirrje për herë të parë në mënyrë publike partisë Fryma e Re Demokratike që t’i bashkohet koalicionit qeverisës.

Dua të shfrytëzoj rastin për të bërë një thirrje të arsyeshme, që në këtë koalicion ka ende vend për të tjerë zëra dhe përvoja dhe këtu kam parasysh edhe FRD-në që me shumë konsideratë do ta ftoja të konsideronte bashkimin në këtë rrugë, jo për të përputhur programet por për të rritur spektrin e ideve dhe alternativave për vendin. Kemi kryer një reformë historike në mënyrën se si është organizuar shteti ynë në qeverisjen vendore dhe besoj se në ktë fazë nuk ka asnjë problem që edhe kjo forcë politike të bëhet pjesë e koalicoinit të madh qytetar”, tha Rama.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka biseduar me Vangjel Dulen, Rama tha se me PBDNJ-në do të takohet në ditët në vijim për të parë se ku janë në këtë proces të rëndësishëm. Rama prezantoi sot aleancën më të re me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, parti që është përplasur jo pak herë me PBDNJ-në.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha nuk rikandidon: Kandidati t’i përkushtohet Tiranës me kohë të plotë, unë do drejtoj PD
Në Tiranë “luftë” mes Klosit e Veliajt, ja emrat e konfirmuar për kandidatë të së majtës »
Article Logic
Execution time: 0.018182992935181
array(1) { ["section"]=> string(74) "rama-per-tiranen-po-bejme-anketime-frd-t-i-bashkohet-koalicionit-tone-7392" }