Rama për “Wall Street Journal” : Nëse Europa ka një plan për emigrantët ne do luajmë rolin

Publikuar tek: politike, më 09:54 26-03-2016 Rama për “Wall Street Journal” : Nëse Europa ka një plan për emigrantët ne do luajmë rolin

Gjatë një interviste për “Wall Street Journal” kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me valën e emigracionit, duke thënë se në akoma nuk janë pikasur emigrantë që kalojnë përmes shqipërisë, por ne jemi të përgatitur për një gjë të tillë.

Gjithashtu Rama ka shtuar se hapja e kufijve nuk do ta zgjidhë problemin dhe nuk është një akt historik, por nëse Europa ka një plan për emigrantët ne do luajmë rolin.

“Europa është e rrezikuar nëse le jashtë vëmendjes Ballkanin. Shqipëria ka bërë hapa para me reformat për integrimin në BE ndërkohë Europa po vepron me ego kombëtare si një  federatë duke shtuar se përballimi i valës së emigracionit ishte një katastrofë. Hapja e kufijëve nuk është një akt heriok, por nëse emigrantët kalojnë në shqipëri ne jemi gati ti presim. Ne jemi një vend i vogël, krenar dhe nuk do të ndërtojmë mur sepse të tjerët na e kërkojnë. Ne gjithashtu e dimë se as hapja e kufijve nuk do ta zgjidhë problemin. Nuk mund të ndihmojmë asnjë sepse nuk kemi mjetë që të lehtësojmë ndokënd. Nëse Evropa ka një plan, ne do të luajmë rolin tonë dhe do të bëjmë çfarë të na kërkohet. Nëse do të ketë një plan për shpërndarjen ne jemi gati të marrim numrin tonë dhe të ndajmë peshën e përgjegjësisë.

Nëse dikur Ballkani kishte nëvojë për Europën sot është e kundërta” ka thënë Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fatmir Mediu i vetëm, Partia Republikane braktiset nga deputetët
Erion Veliaj i përgjigjet pyetjes që shumë e kanë në mendje.Publikon foton që u kërkon të gjithëve ta shpërndajnë »
Article Logic
Execution time: 0.023124933242798
array(1) { ["section"]=> string(92) "rama-per-wall-street-journal-nese-europa-ka-nje-plan-per-emigrantet-ne-do-luajme-rolin-36053" }