Rama përballë bluzave të bardha: Do rriten me 25% pagat për mjekët

Publikuar tek: politike, më 13:02 13-03-2017 Rama përballë bluzave të bardha: Do rriten me 25% pagat për mjekët

Pas vendosjes në krye të Ministrisë së Shëndetësisë  të Ogerta Manastirliut, kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën para bluzave të bardha duke diskutuar dhe për reformat në shëndetësi. 'Do rrisim në 25% pagën për ata që punojnë në reanimacion dhe urgjencë. Do dyfishojmë rrogën për shërbimin e rojes",- u shpreh Rama duke shtuar se në pak javë do ndodhin ndryshime të mëdha. 

“As nuk mund ta imagjinoni cfarë pritët të ndodhë në pak javë.

Sot ka nevoja të rëndësishme dhe jemi këtu për të prezantuar vazhdimin e kësaj rruge por ajo çfarë vihet re tek njerëzit në nevojë, ndryshimi është rrënjësor.

Ky ndryshim në laboratorë bëhet për të rritur numrin e analizave dhe laboratorëve.

E vërteta është se mjekët dhe infermierët janë baza e këtij ndryshimi dhe ata që njollosin bluzën e bardhë janë shumë larg.

Ne përveç 10% do rrisim ne 25 % pagën për ata që punojnë në reanimacion dhe urgjencë. Do dyfishojmë rrogën për shërbimin e rojes. Do rrisim dhe bonuset.

Pas pak ditësh, 100 mijë lekë në ditë për çdo mjek që shkon në një spital rajonal për të bërë konsultë, po ashtu dhe mjekët lokalë që shkojnë në bashki do të marrin 50 mijë lekë”,-tha ndër të tjera Rama duke premtuar rritje page për bluzat e bardha.   

Më shumë në këtë kategori: « Paralajmëron Basha nga ‘Çadra e Lirisë’: Ndërkombëtarët do të zbulojnë SKANDALIN e mbeturinave të fshehura në Shqipëri
Lëvizja e papritur/Ish-zv.ministri i Ramës i bashkohet Bashës në çadër: Kur të vjen në majë të hundës... »
Article Logic
Execution time: 0.010293006896973
array(1) { ["section"]=> string(70) "rama-perballe-bluzave-te-bardha-do-rriten-me-25-pagat-per-mjeket-71728" }