Rama përfundon fjalimin maratonë prej më shumë se 1 orë, i uron Lames shërim të shpejtë

Publikuar tek: politike, më 13:52 19-03-2016 Rama përfundon fjalimin maratonë prej më shumë se 1 orë, i uron Lames shërim të shpejtë

Edi Rama përfundon fjalimin maratonë prej më shumë se 1 ore, saktësisht 1 orë e 6 minuta. Rama ka folur gjerë e gjatë për stafin e tij, arritjet e qeverisë, kundërshtarët por edhe i ka uruar kreut të ALUIZNI-t Artan Lame, shërim të shpejtë. Lame iu nënshtrua një operacioni të vështirë në zemër.

“Urimi ynë shkon që miku ynë Artan Lame ta kapërcejë krizën e rëndë dhe të dalë nga një operacion tmerrësisht i rrezikshëm”, tha Rama.

Kryeministri mes të tjerash foli edhe për rrjetet sociale, duke i konsideruar si kurthe e xhungla, me frazën: ‘’Kurthet dhe xhunglën e rrjeteve sociale’’.

Në fund e mbylli me vetësigurinë, se nëse Partia Socialiste s’i bën dot reformat, askush tjetër nuk mund t’I bëjë.

“Askush nuk I bën dot, po s’I bëri dot Partia Socialiste! Rrofshin të gjithë anëtarët, Rroftë PS, Rroftë Shqipëria!”, përfundoi Rama.

Ndërkohë që është zgjedhur edhe presidiumi, mes të cilëve janë: Rama, Ruçi, Dade, Balla, Klosi, Majko, Gjermeni, Peleshi, Kushi, Nikolla, Bufi, Tafani, Subashi, Sako etj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama thotë vetëm dy fjali për pozicionin e tij si kryetar, derdh një lumë epitetesh ( Çfarë thotë për Ruçin, Nanon, Doklen, Majkon, Daden, Metën, Gjinushin, Ngjelën)
Flet Meta për mungesën në Kongres të Fatos Nanos: Do ishte mirë të ishte »
Article Logic
Execution time: 0.028685092926025
array(1) { ["section"]=> string(92) "rama-perfundon-fjalimin-maratone-prej-me-shume-se-1-ore-i-uron-lames-sherim-te-shpejte-35507" }