Rama përfundon në qetësi bisedën në ‘’Facebook’’, spikeri i ‘’Top Channel’’ e bën për një lek

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:44 30-08-2016 Rama përfundon në qetësi bisedën në ‘’Facebook’’, spikeri i ‘’Top Channel’’ e bën për një lek Edi Rama dhe pronarja e ''Top Channel'' Vjollca Hoxha

Me qetësi kryeministri Edi Rama ka përfunduar bashkëbisedimin me shqiptarët në rrjetet sociale ‘’Facebook’’ dhe ‘’Twtter’’. Reforma në Drejtësi, marrëdhënia në koalicion, reformat, rilindja urbane, stadium ‘’Loro Boriçi’’, qenë disa nga çështjet për të cilat Rama foli.

Kryeministri përmendi edhe luftën ndaj kanabisit por gazetari dhe spikeri i lajmeve në ‘’Top Channel’’ Denis Dyrnjaja e ‘’bën për një lek’’ kryeministrin për bashkëbisedimin që bëri. Gjithçka ka lidhje me policinë.

‘’Dhjetra e Dhjetra shqiptare që paskan ardhur nga jashtë i paskan shkruar kryeministrit se janë ndjerë shumë të impresionuar nga sjellja dhe prezenca e policisë në Shqipëri. Këtë gjë e kam dëgjuar edhe vite shkuar kur ishte Berisha kryeministër. Gallatë e madhe se të gjithë rrotullohen te e njëjta propagandë.

Të përfytyrosh sesa idiot e mendojmë popullin këta kur hedhin të tilla broçkulla. Se mirë që po e marrim të mirëqenë rastin që policia qenka një model. Po si mund të besosh që ka sot shqiptar që të ketë kohën, nervat, dëshirën dhe në fund edhe kulturën publike dhe qytetare që t'i shkruajë mesazh kryeministrit për punën e mirë të policisë?!’’, komenton Dyrnjaja.

denisdyrnjanja.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029437065124512
array(1) { ["section"]=> string(90) "rama-perfundon-ne-qetesi-biseden-ne-facebook-spikeri-i-top-channel-e-ben-per-nje-lek-51299" }