Rama përgjigje Blushit: Nuk ka reforma pa masa

Publikuar tek: politike, më 12:45 11-02-2015 Rama përgjigje Blushit: Nuk ka reforma pa masa Ben Blushi dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer sot një përgjigje analizës së Ben Blushit, në lidhje me menaxhimin e përmbytjeve dhe reformave bërë nga ai.

“Nuk ka reforma pa masa dhe masat pa reforma janë të pavolitshme”, ka thënë sot Rama, gjatë një aktiviteti për energjinë.

Blushi, deputet i Partisë Socialiste bëri ditë më parë një analizë të thelluar për përmbytjet në Shqipëri dhe varfërisë në vend dhe se si qeverisja dështon kur të varfrit nuk e përkrahin më. I njohur për kritikat e tij ndaj Ramës dhe PS-së, Blushi i frikësohet humbjes së përkrahjes së shumicës.

Sipas Blushit shtresa e varfër e kupton fare qartë se edhe pse masat serviren si reforma, nuk janë të tilla. “Shkurtimi i numrit të përfituesve të asistencës sociale nuk është reformë, është masë. Moratoriumi i ndërtimeve nuk është reformë. Është masë. Regjimi i hekurt  të pagesës së energjisë nuk është reformë. Është masë që i cënon. Ndëshkimi i drejtë i kalimit të semaforit nuk është reformë. Është masë. Prandaj të varfrit sot nuk besojnë tek reformat sepse masat u janë servirur si reforma.”, shkruante Blushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjika: Akuzat janë politike, pres të zbuloj regjisorin
Decentralizimi/ Basha: Kompetencat? Prit gomar të mbijë bar »
Article Logic
Execution time: 0.053531169891357
array(1) { ["section"]=> string(50) "rama-pergjigje-blushit-nuk-ka-reforma-pa-masa-3047" }