Rama përgjigje Blushit: Të varfërit ‘’mish për top’’ për kundërshtarët e reformave. I bën dhe një batutës nuses nga Gjermania

Publikuar tek: politike, më 10:48 29-01-2016 Rama përgjigje Blushit: Të varfërit ‘’mish për top’’ për kundërshtarët e reformave. I bën dhe një batutës nuses nga Gjermania

“Sa herë ka një reformë reale, të varfërit janë ‘’mishi për top’’ që përdoren nga kundërshtarët e reformave, për t’i rënë ndesh shtetit. Reforma solli përmirësime, nuk është rritur çmimi i energjisë’’, kjo ka qenë përgjigja e Edi Ramës sot, që me sa duket duhet të bjerë në veshin e deputetit Ben Blushi, e jo vetëm të kundërshtarëve demokratë të kryeministrit.

Të varfërit si ‘’mish për top’’, kjo ka qenë shprehja e Ramës, duke nënkuptuar se ata që po përdorin varfërinë, siç edhe Ben Blushi ka folur për të, janë ata që e përdorin si pretekst kundër reformave.

Reagimin e tij Rama e dha në inagurimin e nënstacionit elektrik të Babicës në jug.

“Janë 320 mijë marrëveshje të bëra me operatorin e shpërndarjes, për të hyrë në sistemin e pagesave të rregullta të energjisë.

Reformat janë e vetmja rrugë që kemi për të transformuar Shqipërinë, kërkojnë dhimbje, sakrifica, imponojnë durim por reformat japin rezultate. Vetëm 2.5 vjet më parë humbjet ishin 52%, ku shumica ishin vjedhje.

Kompania kishte 1 miliard dollarë borxhe për vitet 2007-2011, për shkak të një konflikti hapur qorrazi nga qeveria e mëparshme, me financime të bllokuara. Edhe ky financim ishte i bllokuar.

Sa herë ka një reformë reale, të varfërit janë ‘’mishi për top’’ që përdoren nga kundërshtarët e reformave, për t’i rënë ndesh shtetit. Reforma solli përmirësime, nuk është rritur çmimi.

Nëse gjithë Shqipëria e Jugut vuante dhe vazhdon të vuajë nga keqfurnizimi me energji, vazhdon të furnizohet me rrjetin e ndërtuar ’70, ndërkohë që nevoja për konsum është shumë më e madhe se ç’mund të furnizojë ai rrjet.

KFW është një partner strategjik shumë i rëndësishëm, jo vetëm se financon, por për kulturën e punës që sjell, dijet që sjell, konceptimin jashtëzakonisht të mençur. Veprat krijuar nga ky bashkëpunim janë të qëndrueshme dhe nuk e pëson që kur mbaron puna dhe dorëzon çelësat, nuk ka kush mendon se nuk është menduar për qëndrueshmërinë dhe vazhdueshmërinë e investimit’’, tha Rama.

Në fund ai bëri një batutë për një vajzë gjermane që është martuar me inxhinierin shqiptar, e cila foli para tij në gjuhën shqipe.

“Do mund të marrim shumë nuse të tjera nga Gjermania, falë atyre që përshkroi mrekullisht nusja jonë e re dhe falë natyrës dhe mrekullive që i tërheqin gjermanët te Shqipëria. Inxhinieri yt nuk është i vetmi mashkull i mrekullueshëm që ti e pate fatin që e gjete dhe shpresoj që shumë shoqe të tjera ta gjejnë dhe që inxhinieri të bëjë prezantimet me shokët e tij’’, i tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erion Braçe kundërshton Ben Blushin: Ka hall personal. Mua më intereson PS, jo kryetari apo kandidat-kryetari
Çollaku nga PD: Edi Rama injoron interesat kombëtare, kthim mbrapa në KiE për Kosovën »
Article Logic
Execution time: 0.01478910446167
array(1) { ["section"]=> string(125) "rama-pergjigje-blushit-te-varferit-mish-per-top-per-kundershtaret-e-reformave-i-ben-dhe-nje-batutes-nuses-nga-gjermania-31246" }