Rama: Po transformojmë tregun farmaceutik, ka krijuar kosto për shqiptarët

Publikuar tek: politike, më 17:48 09-07-2015 Rama: Po transformojmë tregun farmaceutik, ka krijuar kosto për shqiptarët

Duke folur për ligjin e ri të barnave, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tashmë ndodhemi në fazën e transformimit të tregut farmaceutik, ndërsa e ka konsideruar ligjin e ri si një garanci për shqiptarët.

Rama është shprehur se ky sektor prej vitesh ka vuajtur në shumë aspekte për shkak të prapambetjes në administrim dhe menaxhim dhe e gjithë kjo situatë ka krijuar kosto për publikun shqiptar.

Kryeministri ka theksuar se qytetarët paguajnë sot 30% më pak për barnat, ndërsa listës së rimbursimit i janë shtuar dhe një numër tjetër i konsiderueshëm barnash. Sipas tij, janë mbi 150 mijë shqiptarë që përfitojnë nga zgjerimi i kësaj liste.

Rama ka thën gjithashtu se është përmirësuar klima për sipërmarrësit e huaj në këtë sektor, ndërsa e ka konsideruar Shqipërinë si një vend me mundësi të mëdhaja për zhvillimin e këtij tregu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati kundër vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit për “Srebrenicën”
Martin Schulz viziton Shqipërinë më 14 korrik »
Article Logic
Execution time: 0.17496299743652
array(1) { ["section"]=> string(78) "rama-po-transformojme-tregun-farmaceutik-ka-krijuar-kosto-per-shqiptaret-15734" }