Rama: Politika ka marrë shumë goditje në imazh dhe në besueshmëri, jam këtu të luftojmë çdo ditë bashkë

Publikuar tek: politike, më 12:51 15-01-2016 Rama: Politika ka marrë shumë goditje në imazh dhe në besueshmëri, jam këtu të luftojmë çdo ditë bashkë

Edi Rama u ka dhënë një mesazh të rinjve ekselentë në 24-vjetorin e FRESSH-it, në lidhje me politikën dhe shumë të rinj të tjerë që kanë zgjedhur të shpenzojnë kohën në rrjetet sociale.

Për Ramën politika në Shqipëri ka marrë shumë goditje, duke cënuar rëndë imazhin dhe besueshmërinë e saj, por kryeministri lufton çdo ditë për të mundur pengesat.

“Ardhja juaj në PS çel në një rrugë të lehtë, në një kohë që nuk është e lehtë për vendin dhe politikën. Politika ka marrë shumë goditje dhe është e cënuar rëndë në imazh dhe besueshmërinë e saj. Ndërkohë vendi është në një process kompleks sfidash, vështirësish përpjekjesh për transformim por edhe mbiprodhimi të energjive negative dhe të cinizmit ndaj çdo gjëje që ndodh”, tha Rama.

FJALA E PLOTË:

“Vërtet PS-ja është e angazhuar me zemër dhe me mendje në një betejë emancipuese për barazinë gjinore. Po jo 10% burra dhe djem dhe 90% gra dhe vajza se pastaj do kalonim nga diktatura e burrave te diktatura e grave, e cila kur mendon mund të duket më e pëlqyeshme, por jam I bindur se sic do diktaturë është nëj ferr më vete.

Asnjë nga ju nuk është një individ që mund të gënjehet, manipulohet dhe që mund të tërhiqet pas një ideje, apo force nëse ideja apo forca në fjalë nuk e kanë fuqinë e duhur bindëse për zemrën dhe për mendjen dhe kjo pikërisht më tregon, edhe pa pasur nevojë për fjalë që çka ne po bëjmë meriton respektin tuaj dhe respekti juaj për atë që ne po përpiqemi të bëjmë është çmimi më I lartë që unë mund të merrja si kryeministër pas 2 vjet e gjysmë përpjekje dhe u falenderoj shumë për këtë çmim.

Ardhja juaj në PS çel në një rrugë të lehtë, në një kohë që nuk është e lehtë për vendin dhe politikën. Politika ka marrë shumë goditje dhe është e cënuar rëndë në imazh dhe besueshmërinë e saj. Ndërkohë vendi është në një process kompleks sfidash, vështirësish përpjekjesh për transformim por edhe mbiprodhimi të energjive negative dhe të cinizmit ndaj çdo gjëje që ndodh.

Sigurisht mbiprodhimi që nuk e ndal dot procesin ku ne udhëheqim me bindje të madhe dhe me vullnet të hekurt një sërë reformash, por padyshim e pengon jashtë mase. Unë besoj që ka qenë një ide më shumë se sa e mirë e ministrit të Mirëqënies Sociale në rolin e tij si sekretar organizativ në PS për të ngulmuar që ne të hidhnim hapat e nevojshëm drejt jush po ashtu për ta finalizuar këtë komunikim në distancë, pikërisht në ditën e lindjes së forumit rinor të PS, është një organizatë që ka një histori të posacme dhe që I ka dhënë PS por edhe vendin, në burime njerëzore, madje ka nxjerrë dhe 2 kryeministra, pa llogaritur ministrat dhe zv.ministrat dhe të tjerët.

Është një detyrë e vëcantë për ta festuar këtë ditë, por edhe ardhjen tuaj mos e trajtojmë si diçka të zakonshme që mund të lihet jashtë vëmendjes sonë.

Antarësimi juaj mesazh kuptimplotë pë rata që kanë zgjedhur të ankohen, të shfryjnë, të përsërisin pa pushim se ky vend s’bëhet, se gjithçka shkon keq se këtu gjithçka ndodh për ta bërë këtë vend, ka pas një arsye të errët e kështu me radhë.

Midis jush jam I bindur se ka plot që I kanë prindërit në vështirësi, që njërin nga prindërit mund  ta kenë pa punë. Për t’I kushtuar studimit të përkushtuar dhe i duhet të bëjnë sakrifica të posacme. Secili prej jush mund ta kishte të lehtë nëse do të përdorte vështirësinë e prindërve, pamundësinë, si alibi apo si justifikim për të mos qenë ekselentë. Askush nuk do të mund t’iu thoshte se jeni gabim, përkundrazi shumë të tjerë e bëjnë këtë gjë, fshihen pas papunësisë së prindërve, varfërisë, pengesave që iu shfaqen në rrugë, nga klientelizmi, korrupsioni, nepotizmi, burokracia, për të qenë ngelësa, mediokër, apo për të ndenjur kot, për t’I shpenzuar lekët e marra nga mami dhe babi për telefon, për FB dhe për të prodhuar energji negative përmes pjesëmarrjs në rrjetet sociale.

Shembulli i familjes suaj, njësoj si ai I Shqipërisë, një vend I pasur, por ende së paturi nën kontroll të pasurisë së vet dhe larg të shfrytëzuarit të pasurisë së saj. Por fakti se ju I keni mundur të gjitha këto pengesa dhe keni vendosur t’I shkoni drejt çdo ditë, hap pas hapi me shumë vështirësi drejtimit të ëndrrës suaj tregon që edhe Shqipëria mund të bëjë të njëjtën gjë dhe unë jam këtu për të luftuar cdo ditë bashkë me ju dhe ata që mendojnë si ne që Shqipëria të bëjë të njëjtën gjë.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majko në një linjë me Ramën: Referendum! Me votat e deputetëve të PS nuk bëhet grusht shteti në Shqipëri
Basha sulm Ramës për Reformën në Drejtësi: I zvarritej Nanos dhe i përkulej Metës kur ia lypte nevoja dhe sa kalonte lumin... »
Article Logic
Execution time: 0.0091278553009033
array(1) { ["section"]=> string(107) "rama-politika-ka-marre-shume-goditje-ne-imazh-dhe-ne-besueshmeri-jam-ketu-te-luftojme-cdo-dite-bashke-30071" }