Rama porosit ministrat: Bëhuni më të dukshëm

Publikuar tek: politike, më 08:32 28-01-2016 Rama porosit ministrat: Bëhuni më të dukshëm

Zbardhet porosia e kryeministrit Rama për ministrat e tij. Rama e ka thënë atë në mbledhjen me dyer të mbyllura në Partinë Socialiste.

Kryeministri Rama u ka kërkuar ministrave të tij me tone të ashpra që të jenë më të dukshëm në publik për punën që bëjnë. Në mbledhjen e së martës në mbrëmje, ku kreu i qeverisë bën një konsultë para seancës plenare të sotme, mësohet se janë artikuluar edhe kritika të vetë Ramës ndaj ministrave të tij.

Në prani të ministrave socialistë dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare, Rama nuk ka folur me emra të përveçëm, por duke gjetur një të metë të përgjithshme të krerëve të dikastereve, ka kërkuar që puna e çdo ministri të bëhet më e dukshme, që publiku të njihet më mirë me sukseset e ministrive, por në të njëjtën kohë t’u jepet përgjigje edhe akuzave që vijnë nga eksponentë të opozitës.

Këto kritika kreu i qeverisë i bëri pasi kishte përfunduar mbledhjen e Këshillit Kombëtar Ekonomik ku u dha përgjigje të gjitha akuzave që janë bërë në media, por dhe nga opozita kryesisht për disa nga koncesionet

Gjithashtu, Kryeministri Rama u ka kërkuar ministrave që të përfaqësojnë vetë në komisionet parlamentare projektligjet që hartohen nga ministritë që drejtojnë dhe të mos dërgojnë atje drejtorë drejtorish apo nëpunës të tjerë të ministrive.

Të hënën, në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, deputetja Arta Dade, e cila nuk ka qenë prezente në mbledhjen me ministrat, i ka kërkuar kryetarit të Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi, që të hartohet një axhendë, e cila do të bënte të mundur raportimin para deputetëve të ministrave për punën, por dhe akuzat që ngrihen ndaj tyre.

“Është mirë të dimë se çfarë mendon Kryeministri dhe ministrat për realizimin e programit, ku kemi ecur mirë, ku kemi ngecur dhe cilat kanë qenë arsyet. Para se të qartësohet elektorati dhe zgjedhësit në përgjithësi, te të cilët ne do të shkojmë vitin tjetër të kërkojmë votat, ne duhet të jemi vetë të qartë se ku jemi dhe çfarë prisnim të arrinim. Ne kemi pasur një traditë të mirë, një vit më parë në Durrës kemi bërë analizën e vitit të parë qeverisës, ku ministrat kanë raportuar para Kryeministrit dhe Grupit Parlamentar se çfarë kishin bërë deri në ato momente. Nuk e kuptoj pse nuk bëhet analiza e qeverisë për vitin që mbyllëm? Pse ministrat nuk raportojnë në Grupin Parlamentar nga janë votuar për punën e tyre? A kemi ecur ne sipas programit që kemi votuar të gjithë pa rezerva, dhe sa kemi ecur?”, është shprehur Dade në mbledhjen e Grupit Parlamentar (PANORAMA)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gara për kreun e PS, ministri Tahiri i përgjigjet Ben Blushit
A do e mbështesë Tahiri Blushin si mik të mirë? Përgjigjet Tahiri: “PRO” zgjedhjeve për kryetarin e PS në Kongres »
Article Logic
Execution time: 0.026051998138428
array(1) { ["section"]=> string(49) "rama-porosit-ministrat-behuni-me-te-dukshem-31134" }