Rama pranon: Ka një histori korrupsioni me barnat, Prokuroria po heton

Publikuar tek: politike, më 17:56 22-05-2015 Rama pranon: Ka një histori korrupsioni me barnat, Prokuroria po heton

Kryeministri Rama ka pranuar nga Qyteti Studenti ku ndodhet në një takim elektoral me kandidatin Veliaj, se ekziston një histori korrupsioni me barnat e cila po hetohet nga Prokuroria.

"Është e vërtetë që kemi zbuluar një histori korrupsioni me barnat, dhe Prokuroria ka marrë në dorë të zbullojë kush janë përgjegjësit, kushdo qofshin ata. Korrupsioni për ne nuk ka as ngjyra partie as lidhje farefisnore me ne, por është një armik që përmes kujtdo që të shfaqet, do ta luftojmë pa asnjë mëshirë”, tha Rama i cili mandej foli për legalizimet duke theksuar se nuk mund të sistemohet e gjithë ‘rrëmuja e 250 viteve në vetëm 18 muaj”.


Erion Veliaj, kandidati i ASHE për Tiranën ka pohuar sot në çeljen zyrtare të fushatës elektorale, nga godina “Iliria” se nuk do kalojë asnjë projekt me beton, sikurse ëhstë projekti i Parkut të Liqenit.

“Cilat projekte do kalojnë? Nuk do kalojnë projektet me beton. Nuk do kalojë projekti i parkut që do kthehet në një mushkëri fantastike, do kemi një nga parqet më të bukura të Ballkanit”, ka thënë Veliaj duke bërë të marrin frymë të lehtësuar shumë prej qytetarëve të cilët për muaj me rradhë kanë protestuar për mbrojtjen e Parkut të Liqenit.

Veliaj tha se Parku i Liqenit ka degraduar duke shtuar se ai do çojë deri në fund projektin që nisi Edi Rama për këtë park.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ironia e LSI për shkarkimin e Shkëlqim Canit, ja çfarë tha deputetja
Gafa e Ramës nga Qyteti Studenti: S’kam ndonjë grua t’ja jap për motër »
Article Logic
Execution time: 0.017479181289673
array(1) { ["section"]=> string(74) "rama-pranon-ka-nje-histori-korrupsioni-me-barnat-prokuroria-po-heton-11749" }