Rama pranon komunikimin me Fatos Nanon: Më ka çuar sms

Publikuar tek: politike, më 22:48 30-03-2016 Rama pranon komunikimin me Fatos Nanon: Më ka çuar sms

Pas falenderimit dhe ftesës që kryeministri Edi Rama i bëri ish liderit socialist Fatos Nano për të qenë në 25 vjetorin e PS-së, në Kongresin e PS-se, ka pasur dhe një komunikim me mesazhe telefonike mes tyre.

Rama  deklaroi sot në “Tonight” në Ora News se “pata një mesazh miqësor, shumë njerëz dhe shumë korrekt.”

Ndërkohë në kongresin e PS-së, Rama u shpreh: “Nuk mundem po ashtu, të mos i bëj sot një falenderim në distancë nga ky kongres, që përkon me një përvjetor jubilar të partisë sonë, edhe parardhësit tim, liderit të parë të kësaj partie, Fatos Nanos. Dëshiroj të na bashkohet kur të vijë dita e kremtimeve të 25 – vjetorit dhe uroj të gjej deri atë ditë, fjalët e duhura për kontributin e lidershipit të tij në forcimin e karakterit demokratik të Partisë Socialiste. Çfarë na ka ndarë me të, nuk e ndan dot më dysh historinë e kësaj partie dhe as nuk i bën më pak të rëndësishme, për këtë histori të përbashkët, dritëhijet e lidershipit të Fatosit.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reforma në drejtësi, Rama ftesë Bashës: Të ulemi dhe të diskutojmë
Alimadhi nervozohet dhe shpërthen kundër Bashës: Sjellje e një të papjekuri, e një çilimiu! »
Article Logic
Execution time: 0.020709991455078
array(1) { ["section"]=> string(59) "rama-pranon-komunikimin-me-fatos-nanon-me-ka-cuar-sms-36450" }