Rama pranon “zhgarravinat" e tij dhe ia dhuron drejtores së biblotekës me porosi të drejtorit “sqimatar”

Publikuar tek: kulture-art, më 11:59 20-12-2015 Rama pranon “zhgarravinat

Kryeministri Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e 95 vjetorit të themelimit të Biblotekës Kombëtare, ku premtoi publikisht se do të bëjë për të atë çfarë nuk është bërë në 25 vite ndërsa tha se fondet e zhvillimit të Kulturës janë rritur. Rama nuk la mënjanë as batutat e tij ndërsa pranoi përmes humorit “zhgarravinat" e tij.

"Drejtori im sqimatar më tha nuk mund të shkosh në Biblotekën Kombëtare pa dhuruar një libër. Hezitova sa hezitova, po megjithë rezistëncën time, më duhet ta bëj.

“Ky është libri i zhgarravinave të mia, albumi i fundit dhe po ia dhuroj drejtores pa pretenduar të regjistrohet, puna e drejtoreshës pastaj nëse do e mbajë në arkiv apo në shtëpi”, tha Rama duke ia dorëzuar albumin me autorësinë e tij, Persida Asllanit.

Menjëherë, drejtorja i dhuroi një libër tjetër në shkëmbim, një libër të vyer e të vjetër të Biblotekës.

“Ja ky është privilegji i të qenit kryeministër. Dhuron zhgarravina dhe merr libra si këta”, tha Rama sërish përmes humorit. Në ceremoni ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e cila foli për gjallimin e rrjetit të biblotekave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vajza shqiptare triumfon në Kinë, Ertemiona Mejdani fiton vendin e parë të Miss First International mes 140 vajzave nga mbarë bota (FOTOT)
Ja poezia më e mirë erotike shqiptare: ‘’Hiqi brekët dhe shih mes kofshëve’’, shkruar nga Rita Petro »
Article Logic
Execution time: 0.015906095504761
array(1) { ["section"]=> string(106) "rama-pranon-zhgarravinat-e-tij-dhe-ia-dhuron-drejtores-se-biblotekes-me-porosi-te-drejtorit-sqimatar-28191" }