Rama premton një vit historik: "Ujë, ujë, ujë.... Por qeveria s’është mamaja të bëjë ushqimin tre herë në ditë"

Publikuar tek: politike, më 12:01 17-11-2015 Rama premton një vit historik: Edi Rama, kryeministër

Kryeministri Rama foli gjatë për pëmbytjet në vend duke theksuar se nuk është e mundur që Shqipëria të përballojë çdo dëm në të ardhmen që vjen si rezulteti i marrëzive të ndërtimeve mbi shtrete lumenjsh e kanale kulluese. Rama tha se objektivi i qeverisë është të çojë ujë në çdo parcelë e për këtë premtoi se viti i ardhshëm do të jetë historik por nga ana tjetër paralajmëroi: “Shteti nuk është mamaja të bëjë ushqimin tre herë në ditë pavarësisht se ç’a bën ti”.

“Ja ku jemi këtu dhe është një ditë me diellë për të përcjellë mesazhin se edhe pjesa e fundit e zotimit tonë  është drejt jetësimit të saj. Në bëmë një sforco të pazakonshme për ti kthyer 100 përqind të gjithë atyre që kishin humbur gjë të gjallë çdo kokë bagëti dhe çdo pule, po ashtu ne u angazhuam që do ndërrmernin masa konkrete për të lehtësuar përmes agjencive të kreditimeve të fermerëve marrëdhëniet e tyre me këto agjenci. E realizuam këtë. Dhe pavarësisht atë që predikohej në kohën e përmbytjeve ne u angazhuam drejtpërdrejt me BE që jo vetëm e mori seriozisht kërkesën tonë por e mori seriozisht për të verifikuar dëmet dhe mori përsipër financimin mbi infrastrukturën.

Thatësirat priten të rriten ndërsa përmbytjet janë parashikuar të ndodhin më shpesh në dimër e në pranverë.

Për këtë ne nuk mund të bëjmë aspak por me masat mund të kufizojmë ndikimet e tyre.

U desh të vinte demokracia që me verbëri të ndërtonin.  “Ndërto ku të mundesh se të vjen bereqeti e jeta të bëhet më e bukur”

Objektivi ynë është të çojmë ujin në cdo parcelë ku punohet ose mund të punohet. Ujë, ujë, ujë, ujë  për të punuar tokën dhe kanali për mos lejuar që cfarë bëjmë të na përmbytë tokën. Viti i ardhshëm do të jetë historik në këtë aspekt. Do bëhet pastrimi i të gjitha kanaleve ujitëse e kulluese.

Nuk është e mundur që Shqipëria të përballojë çdo dëm në të ardhmen që vjen si rezulteti i marrëzive të ndërtimeve mbi shtrete lumenjsh e kanale kulluese ashtu si nuk është e mundur që bashkitë të përballojnë përmbytjet që vijnë në pallate garazhesh të kthyer në dyqane.

Bizneset duhet të sigurohen. Një rast, dikush në veri ka përfituar qindarkë për qindarkë nga kompania e sigurimit. Do e shtrijmë më tutje këtë kulturë.

 Shteti nuk është mamaja të bëjë ushqimin tre herë në ditë pavarësisht se ç’a bën ti”, tha kryeministri në fjalën e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Zgjedhje të parakohshme e qeveri teknike. ‘’Ora po troket’’, dekriminalizim dhe vënie para drejtësisë të Beqajt, Ahmetajt, Kodhelit, Gjiknurit dhe Tahirit
Rama ‘’Blic’’ në Dogana: Jeni të gjithë të shkarkuar! Ja kush janë drejtorët që u pezulluan nga kryeministri »
Article Logic
Execution time: 0.023189067840576
array(1) { ["section"]=> string(108) "rama-premton-nje-vit-historik-uje-uje-uje-por-qeveria-s-eshte-mamaja-te-beje-ushqimin-tre-here-ne-dite-25621" }