Rama pritet me protestë në Vlorë, deputetja e PD: Kordoni policor hapej për njerëzit e partisë dhe mbyllej për të padëshiruarit

Publikuar tek: barometri, më 08:14 24-06-2018 Rama pritet me protestë në Vlorë, deputetja e PD: Kordoni policor hapej për njerëzit e partisë dhe mbyllej për të padëshiruarit

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga qytetarët e Vlorës, ku zhvilloi llogaridhënien publike.

 

Deputetja e PD, Nada Meçoroapaj ka akuzuar policinë e cila nuk lejonte qytetarët të protestonin paqësisht.

“Kordoni policor hapej vetëm kur shfaqeshin njerëz 'të partisë' dhe mbyllej për të padëshiruarit”, shkruan deputetja në postimin e saj.

Sipas saj kjo kjo është një shenjë se sa false janë dëgjesat e kryeministrit dhe ato nuk janë dialog me popullin por monolog.

“Të pengosh qytetarët e tu të protestojnë është shenja e qartë e degjenerimit”, shkruan Meçorapaj.

Postimi i plotë: 

Policia u be gardh sot rreth Pallatit te Sportit ne Vlore. Per te ndaluar qytetaret qe nuk pajtohen me qeverine te protestonin paqesisht. Kordoni policor hapej vetem kur shfaqeshin njerez 'te partise' dhe mbyllej per te 'padeshiruarit'. 
Kjo eshte vetem nje shenje se sa false jane degjesat e Kryeministrit dhe se si ato nuk jane dialog me popullin, por monolog, fjalosje me veten dhe vartesit e administrates.
Si dje ne Sarande, edhe sot ne Vlore, e njejta sjellje. Deshmi se shteti ka ikur ne drejtim te paditur dhe pushteti u ka mbetur ne dore tashme si tepsi, sepse timoni u eshte thyer bashke me busullen.
Te pengosh qytetaret e tu te protestojne eshte shenja e qarte e degjenerimit. Por, ne Vlore ata e thane fjalen e tyre. Kryeministri e mori sinjalin: me parulla, peshq dhe gjeste te tjera.
Ne fund u deshen truprojat dhe makinat e shpejta per ta shpetuar nga degjesa e vertete.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16319608688354
array(1) { ["section"]=> string(132) "rama-pritet-me-proteste-ne-vlore-deputetja-e-pd-kordoni-policor-hapej-per-njerezit-e-partise-dhe-mbyllej-per-te-padeshiruarit-125530" }