Rama propozoi referendum, lind “Lëvizja për Demokraci” e Blushit. Ja anëtarët e tjerë që i bashkohen

Publikuar tek: politike, më 14:26 09-03-2016 Rama propozoi referendum, lind “Lëvizja për Demokraci” e Blushit. Ja anëtarët e tjerë që i bashkohen

Tetë anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste kanë themeluar sot “Levizjen për Demokraci”, një grupim brenda kësaj force politike që kërkon zbatimin e statutit dhe kryerjen e zgjedhjeve për kryetar.

Burime nga asambleja bëjnë të ditur për “Panorama” se kjo lëvizje, platforma e së cilës do të dorëzohet sot, përbëhet nga tre deputetët Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe Namik Kopliku, ish Presidenti Rexhep Meidani si dhe Maqo Lakrori (i cili do publikojë platformën), Ndre Legisi, Petrit Ago dhe Suzana Hakrama. Bie në sy që në listën e themeluesve të kësaj lëvizje mungon Arta Dade, e cila deri më dje ishte shumë aktive pro Blushit. Ndërkohë që dje kryeministri Rama tha se Dade mund të jetë ministre e Brendshme në të ardhmen.

Lëvizja për Demokraci në PS 

Rexhep Meidani

Maqo Lakrori

Ben Blushi

Mimoza Hafizi

Namik Kopliku

Ndre Legisi

Petrit Ago

Suzana Hakrama

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Peleshi komenton propozimin e Ramës për referendumin: Natyrisht që duket pozitiv, interesant, shumë demokratik…
Fino ironizon plot seriozitet Blushin: ‘’Ai është një personalitet në PS, i gjithëpushtetshëm …i papërmbajtshëm, ça flet jashtë, flet brenda…’’ »
Article Logic
Execution time: 0.021183013916016
array(1) { ["section"]=> string(102) "rama-propozoi-referendum-lind-levizja-per-demokraci-e-blushit-ja-anetaret-e-tjere-qe-i-bashkohen-34653" }