Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, Nishani e refuzon

Publikuar tek: politike, më 09:18 05-02-2015 Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, Nishani e refuzon Visar Zhiti

Kryeministri Edi Rama ka propozuar në Presidencë Visar Zhitin si ambasador në Vatikanit por presidenti Nishani e ka refuzuar emrin e tij.

Zhiti, përveç se ministër në qeverinë Berisha në vitit 2013 ka patur edhe role diplomatike, një ndër të cilët ai i atashesë kulturore në Ambasadën Shqiptare në Romë. Në gazetën "Panorama" shkruhet se refuzimi i kësaj kandidature nuk ka të bëjë edhe aq me emrin e Zhitit se sa me ‘’përplasjen’’ Kryeministri-Presidencë, për formën se si procedohet me emërimet e ambasadorëve dhe jo vetëm.

Kohë më parë presidenti Nishani ka shprehur rezervat e tij për Kryeministrinë, pasi thënë nga ai ky institucion duhet të konsultohet paraprakisht me presidentin për të marrë një vendim dhe jo t’i çojë emra  të gatshëm pa diskutime.

Nishani ka refuzuar kohë më parë edhe emrin e Ardian Ndrecës për ambasador të Shqipërisë në Vatikan. Kohët e fundit Visar Zhiti ka humbur në një aksident automobilistik djalin e tij të vetëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lagia me ujë dhe lyerja me bojë...e Bashës dhe Ramës
Berisha 'sulmon' Peleshin, Peleshi: S'të shkon gishti i akuzës, Meta:Mos e prishni miqësinë »
Article Logic
Execution time: 0.02039909362793
array(1) { ["section"]=> string(70) "rama-propozon-visar-zhitin-ambasador-ne-vatikan-nishani-e-refuzon-2370" }