Rama publikon axhendën e qeverisë në 4 muajt e ardhshëm, flet edhe për Vjenën dhe operacionet

Publikuar tek: politike, më 11:29 31-08-2015 Rama publikon axhendën e qeverisë në 4 muajt e ardhshëm, flet edhe për Vjenën dhe operacionet Edi Rama

Edi Rama ka bërë sot publike axhendën dhe prioritetet e qeverisë shqiptare për 4 muajt në vazhdim.

Rama ka komentuar edhe Samitin e Vjenës, duke bërë një analizë sipas tij, të asaj që fitoi Shqipëria në projektet rajonale. Për qeverinë Rama prioritet për të punuar në 4 muajt e ardhshëm janë: Reforma në Drejtësi, Operacioni kundër informalitetit, operacioni kundër abuzuesve me ujin dhe financimi i bujqësisë. Rama deklaroi sot se ka marrë përgëzime nga evropianët edhe për reformën në drejtësi.

Vjena

“Ia kemi dalë të shtyjmë përpara një process prej të cilit Shqipëria dhe rajoni kanë një përfitim më të drejtëpërdrejtë jo vetëm politik por edhe ekonomik. Pa as më të voglin dyshim që nga Konferenca e Berlinit e deri te Vjena është shënuar një progres i jashtëzakonshëm politik në rajon, i pakrahasueshëm nga ç’ka është shënuar në shumë vite se bashku para ndërmarrjes së kësaj nisme nga kancelarja Merkel.

Do hyjmë  në një fazë ku progresi i gjithëpranuar politik ka shërbyer për të rritur vëmendjen dhe interesin për të çuar më tutje mbështetjen ekonomike dhe financiare për rajonin.

Me progresin për integrimin, asnjëri prej vendeve nuk e ka të mundur të financojë bashkëpunimin rajonal për infrastrukturën rrugore, rritjen e fuqisë energjitike, dhe fuqizimin e rrjetit të arsimit profesional. Për këtë të fundit ne kemi këmbëngulur fort dhe kemi çelur një kapitull që gjatë këtij viti ndërmjet Vjenës dhe konferencës së Parisit do ketë padyshim shtjellime të reja. Ka qenë bindja jonë dhe e them padyshim se ka marrë mbështetjen e duhur se një nga aspektet për të rritur forcën shtytëse të perspektivës dhe forcën tërheqëse të shpresës. Kanë filluar shenjat e para inkurajuese në jetësimin e kësaj reforme. Për të përfituar në këtë proces edhe rritjen e krahut të punës.

Është përcaktuar edhe e gjithë harta e ndërlidhjes përmes projekteve të përbashkëta në infrastrukturë, jemi shumë të inkurajuar që Autostrada Adriatiko-Joniane, është vendosur si projekt prioritar për të cilin fillon studimi i fizibilitetit dhe hartimi dhe më pas financimi i tij.

Kemi mbështetur edhe projektin që Serbia e ka pakëzuar si Projekti i Paqes, Nish-Prishtinë-Durrës, që ky aks të jetë i perspektivës evropiane.

Kemi marrë financimin për interkonjeksionin me Maqedoninë që bashkuar këtu edhe interkonjeksionin me Kosovën, do të fuqizojë kapacitetet e Shqipërisë në tregun e përbashkët energjetik.

Bashkëpunim rinor Serbi-Shqipëri.

Janë mirëpritur dy idetë tona për Unionin Ekonomik në vendet e rajonit, unifikimin e të gjitha procedurave për njerëzit dhe mallrat për një lëvizje më të lirshme.

Ngritja e një banke rajonale për zhvillim, që do i krijojë rajonit një mundësi të shtuar për financimin e projekteve.

Kemi patur një interesim të veçantë nga ana e partnerëve për reformën në Drejtësi. Kemi marrë përgëzime për ecurinë e këtij procesi, si e thellë, por edhe një shtysë të fortë për ta finalizuar këtë proces brenda kësaj vjeshte.”, tha Rama.

 

Drejtësia, informaliteti, uji, bujqësia

“Nesër nis operacioni më i rëndësishëm i këtij mandati: Lufta kundër informalitetit, e cila nuk fillon nga zeroja, por kalon në një fazë të dytë por vendimtare për të ulur informalitetin në nivele të pranueshme të një vendi evropian. Do jetë një luftë frontale, jo kundër biznesit, por në aleancë me çdo sipërmarrje dhe mbrojtje të konsumatorit që mashtrohet dhe grabitet përditë kur ble një mall ose shërbim dhe nuk merr kuponin përkatës.

Reforma e sistemit të ujit të pijshëm do jetë në radhë të parë një reformë e thellë strukturore dhe do bazohet në avantazhin që na ka afruar reforma territoriale. Uji njësoj si energjia është mall dhe si çdo mall paguhet.

Hapja e një kapitulli tërësisht të ri për financimin e bujqësisë. Qeveria do fillojë një proces komunikimi intensiv me sipërmarrësit dhe ata që jetojnë me tokën dhe prodhimin bujqësor për të paraqitur paketën më të madhe. Po finalizohet në bashkëpunim me Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim dhe bankat këtu, shteti si garant i kredive për sipërmarrësit dhe fermerët.

Këta muaj do të jenë muajt e jetësimit të një pakete të konsiderueshme decentralizuese për t’i kaluar bashkive përgjegjësi dhe mundësi të reja. Kjo është tabloja e pikave prioritare të axhendës së këtyre 4 muaj të qeverisë”, përfundoi Rama deklaratën e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilltarët e PD nuk njohin Rroshin në Kavajë dhe Bushin në Krujë si kryebashkiakë
“Rama ndër vite”, Kastriot Islami jep shpjegime për videon që publikoi për kryeministrin »
Article Logic
Execution time: 0.02540111541748
array(1) { ["section"]=> string(98) "rama-publikon-axhenden-e-qeverise-ne-4-muajt-e-ardhshem-flet-edhe-per-vjenen-dhe-operacionet-19575" }