Rama publikon foton me Leon, qytetarët i kujtojnë: O Babagjysh, po fëmijët e Bulqizës...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:43 08-01-2018 Rama publikon foton me Leon, qytetarët i kujtojnë: O Babagjysh, po fëmijët e Bulqizës...

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton teksa përcillte për në shkollë Leon, vogëlushin e paralizuar të cilit shefi i qeverisë, i veshur si babagjysh, i premtoi se çdo ditë, një taksi në dispozicion, do e merrte dhe sillte të voglin nga shkolla.

Sakaq, të menjëhershme kanë qenë reagimet e qytetarëve të cilët i kanë kujtuar Ramës edhe fëmijët e Bulqizës të cilët mbledhin krom për të ushqyer veten.

“O Babagjysh, Fëmijët e Bulqizës vazhdojnë të mbledhin krom çdo mëngjes për të ushqyer veten e familjet e tyre teksa ti bën shoë me mediat e Tiranës. Teksa ti mbush kova me hi për t’ia ngjeshur syve shqiptarëve, ata vocërracët mbushin kova me gur e i ngarkojnë në kurrizet e tyre të njoma. 

Ah por me ta ti nuk bën dot show apo jo? Sepse spektakli me ta do e donte që ti psh të anulloje live te Arditi apo më mirë akoma të Çani, si një babagjysh omnipotent, një apo disa apo të gjitha konçesionet që nuk respektojnë ligjin dhe të vendosje që me ligj pasuritë natyrore të vendit nuk do të jepeshin më me konçesion, nuk do shërbenin më për të pasuruar disa por do viheshin në shërbim të shumicës ashtu siç kanë bërë shumica e vendeve të zhvilluara. Bukur apo jo babagjysh? Por ti nuk e bën pra dot sepse kostumin e babagjyshit ta kanë qepur rrobaqepësit e konçesioneve. 
Ata zhveshin Shqipërinë që të të veshin ty!” shkruajnë aktivistët e nismës Thurje.

shoq.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021916151046753
array(1) { ["section"]=> string(89) "rama-publikon-foton-me-leon-qytetaret-i-kujtojne-o-babagjysh-po-femijet-e-bulqizes-105812" }