Rama publikon FOTON, Tatimet fillojnë të mbyllin pikat e basteve

Publikuar tek: aktualitet, më 23:19 11-10-2018 Rama publikon FOTON, Tatimet fillojnë të mbyllin pikat e basteve Foto e postuar nga Rama

Pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama se çdo pikë bastesh në territorin e vendit do të mbyllet nga 1 janari 2019, Tatimet duket se kanë filluar nga “puna” që tani.

Rama ka publikuar në profilin e tij një foto të një pike bastesh, e cila është mbyllur dhe i janë vendosur shirita bllokues nga Tatimet sepse ka qenë pa letra.

Gjithashtu, Kryeministri ka shkruar se Tatimet nuk do të mjaftohen vetëm me mbylljen e pikave të basteve, por ato do të referohen dhe në Prokurori.

“Tatimet do të mbyllin dhe referojnë në prokurori, çdo pikë bastesh si kjo që është kapur sot pa letrat në rregull! Dhe në 1 janar kjo do të jetë pamja e çdo bastoreje e kumarhaneje që s'do ketë ndërruar destinacion”, ka shkruar Edi Rama.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alfred Peza i thotë live Alibeajt: Ke vëllain trafikant droge
Masakra në Mat, reagon Ministrja Xhaçka: Organet e drejtësisë të bëjnë detyrën »
Article Logic
Execution time: 0.0051779747009277
array(1) { ["section"]=> string(70) "rama-publikon-foton-tatimet-fillojne-te-mbyllin-pikat-e-basteve-137496" }