Rama publikon FOTOT nga festa e fundvitit të PS, si ishin veshur deputetët, mungonte Saimir Tahiri

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:49 27-12-2017 Rama publikon FOTOT nga festa e fundvitit të PS, si ishin veshur deputetët, mungonte Saimir Tahiri

Mbrëmë Partia Socialiste ka mbledhur të gjithë përfaqësuesit e saj, përfshirë deputetë dhe ministra dhe ka organizuar festën tradicionale të fundvitit.

Agim Rama, fotografi i Kuvendit ka publikuar disa nga momentet e festës së mbrëmshme, që bëri bashkë deputetët e ministrat e PS, si dhe përfaqësues të tjerë socialistë.

Në këto foto shihet prezenca e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, si dhe deputetë të tjerë të PS, Blerina Gjylameti, kryetarja e re e PS për Tiranën etj.

Ata kanë uruar njëri-tjetrin për vitin e ri 2018, ndërsa ra në sy mungesa e një nga figurave qëndrore të PS, Saimir Tahirit, i cili dje triumfoi ndaj urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kërkoi bllokimin e pasaportës dhe kartës ID për t’i ndaluar atij daljen jashtë shtetit.

Ndërkohë, pas urdhrit të prokurorisë për heqjen e imunitetit për Tahirin me akuzën se ishte i përfshirë në trafik droge e në bashkëpunim me bandën e Habilajve, Rama e përjashtoi nga grupi i PS dhe forumet e drejtuesëve të PS.

 

 26111964_2014791468786871_4704570283804629393_n.jpg

 

26166279_2014816908784327_2385582001958446218_n.jpg

 

26167193_2014817192117632_8859905843542186336_n.jpg

26165182_2014830298782988_7853015695049851563_n.jpg

26112489_2014793352120016_4860346484896524227_n.jpg

26166465_2014793272120024_8818743391859139427_n.jpg

 

26113709_2014794792119872_8938503746696321229_n.jpg

 

26112300_2014800875452597_5089301645413746185_n.jpg

25659546_2014800758785942_6949628883373200699_n.jpg

 

26114256_2014800622119289_4970630731770783151_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019937992095947
array(1) { ["section"]=> string(103) "rama-publikon-fotot-nga-festa-e-fundvitit-te-ps-si-ishin-veshur-deputetet-mungonte-saimir-tahiri-104496" }