Rama publikon një tjetër artikull për Shqipërinë, komentuesit: Po i blini mediat e huaja?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:19 24-08-2017 Rama publikon një tjetër artikull për Shqipërinë, komentuesit: Po i blini mediat e huaja?

Kryeministri Edi Rama na uron “mirëmëngjes” sot me një tjetër artikull të huaj, dedikuar turizmit në Shqipëri.

Këtë mëngjes vjen me një shkrim nga mediat italianë, që flet për Syrin e Kaltër në Sarandë, një nga destinacionet më të frekuentuara në jug të vendit nga vendas dhe të huaj.

“MIRËMËNGJES dhe, me këtë artikull për Syrin e Kaltër në mediat italiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Menjëherë pas postimit kanë vërshuar komente të shumta. Ndjekësit e tij e kanë ironizuar duke thënë se duhet bërë më shumë për infrastrukturën dhe ndotjen, ndërsa disa të tjerë e ironizojnë duke i thënë se po paguan mediat e huaja për të bërë shkrime të kësaj natyre. 

 

mediat.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020888805389404
array(1) { ["section"]=> string(92) "rama-publikon-nje-tjeter-artikull-per-shqiperine-komentuesit-po-i-blini-mediat-e-huaja-90014" }