Rama qëllohet 3 herë me vezë në Parlament, Leskaj mbyll seancën (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 13:27 25-02-2016

Kryeministri Edi Rama qëllohet tre herë me vezë në Parlament. Mësohet se vezët nuk kanë arritur të kapin kryeministrin Rama ndërsa një prej tyre ka rënë në prehërin e ministres së Shtetit Ermonela Felaj e cila është çuar nga vendi. Menjëherë roja i sigurisë ka hapur çadrën ndërsa vetëm disa çaste më pas, një tjetër vezë drejtohet nga kryeministri por bie në karrige. Teksa Rama është çuar nga karrigia është qëlluar sërish por veza këtë herë u përplas në mur. Pas kësaj, kryetarja Valentina Leskaj u detyrua të mbyllë seancën.

Nuk dihet se kush kanë qenë autorët e goditjes me vezë por ditën e sotme në Kuvend deputetët janë kontrolluar një nga një nga forcat e Gardës së Republikës. Skaneri kontrolloi jo vetëm çantat por edhe palltot ndërsa deputetëve të djathtë Bedri hoxha, Liljana Elmazi dhe Elena Qirici janë kapur me vezë. Elmazi e mohoi në mënyrë kategorike që kjo të ishte e vërtetë dhe kërkoi pamjet filmike.

foto.jpg

foto1.jpg

foto2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Demokratët në këmbë gjatë seancës, të tërbuar për praninë e Armando Prengës. Ja çfarë bënte ai ndërkohë
Blushi: “PS duhet t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve’’. Komenton ‘’ndërgjegjen’’ e Prengës dhe supozimin për dorëheqjen e Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.018720149993896
array(1) { ["section"]=> string(74) "rama-qellohet-3-here-me-veze-ne-parlament-leskaj-mbyll-seancen-video-33504" }