Rama: Qeveria ktheu sytë nga Berati pas 25 vitesh harresë

Publikuar tek: politike, më 19:43 18-12-2015 Rama: Qeveria ktheu sytë nga Berati pas 25 vitesh harresë

Nisma e Qeverisë “Rilindje urbane për ekonominë lokale”  vijoi pasditen e të premtes në qytetin e Beratit në një aktivitet ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama, zëvendësi i tij Niko Peleshi, në cilësinë e koordinatorit të këtij programi,  deputetë, drejtues të pushtetit lokal, etj.

Duke folur para qytetarëve të Beratit, kryeministri  Rama tha se “pas shumë e shumë vitesh, qeveria i ka kthyer sytë nga Berati si një nga pasuritë më të mëdha të vendit tonë por edhe si një ndër vendet më të harruara nga qeveritë e 25 viteve të fundit”, transmeton Ata.

Përmirësimi i infrastrukturës së bredshme të qytetit, zhvillimi i fuqishëm i turizmit, një ndër investimet me rëndësi jetike për banorët e qytetit të Beratit, ndërtimi i rrugës Lushnjë-Berat,  janë konkretizimet e para të “Rilindje urbane për ekonominë lokale” të këtij qyteti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama: Ja e vërteta e legalizimeve
Nishani, ballo për fëmijët me sindromën Down: Të kontribuojmë për integrimin e tyre »
Article Logic
Execution time: 0.021004915237427
array(1) { ["section"]=> string(62) "rama-qeveria-ktheu-syte-nga-berati-pas-25-vitesh-harrese-28097" }