Rama: Qyteti Studenti është kthyer në grumbull fjetoresh të degraduara, do e transformojmë

Publikuar tek: politike, më 08:34 02-06-2015 Rama: Qyteti Studenti është kthyer në grumbull fjetoresh të degraduara, do e transformojmë

 Kryeministri ka prezantuar sot konkurisin për master planin për Qytetin e Studentit. Ai tha qeveria është e angazhuar për tarnsformimin e qyteteve dhe shërbimeve. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se për shkak të keqadministrimit Qyteti Studenti ka degraduar.

“Qyteti Student është  kthyer në një grumbull fjetoresh të degraduara nga vitet, janë bërë  ndërhyrje sporadike, po pa asnjë synim apo ambicie afatgjatë, ndërkohë që territori ka shumë potencial për të qenë zanafillë e një jete studentore jashtë mjedisore”, u shpreh Rama.

Pavarësisht protestave kryeministri Edi Rama ka njoftuar se  brenda dy javësh do të nisë konkursi për rehabilitimin e hyrjes së parkut të Liqenit Artificail, çka do të sjellë edhe shpërnguljen e  fakultetit të Gjeologji- minierave, ndërsa në godinën ekzistuese do të transferohet Gjykata e Lartë.

Në konkurs  marrin pjesë 8 skuadra ndërkombëtare të cilat po shpalosin projektet e tyre

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kandidati i PD-së i dënuar për prostitucion? Muhameti: Kam kartelë të pastër
Dashamir Shehi: Po i përdorin të rinjtë për fushatë sin ë kohën e Enver Hoxhës »
Article Logic
Execution time: 0.024200916290283
array(1) { ["section"]=> string(94) "rama-qyteti-studenti-eshte-kthyer-ne-grumbull-fjetoresh-te-degraduara-do-e-transformojme-12453" }