Rama reagon pas dorëheqjes së Joleza Kokës: Stop! Boll gurë lëshuat mbi një 25 vjeçare

Publikuar tek: politike, më 22:31 17-02-2016 Rama reagon pas dorëheqjes së Joleza Kokës: Stop! Boll gurë lëshuat mbi një 25 vjeçare

Joleza Koka do të tërhiqet nga drejtimi i Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë (FRESSH). Koka ka vendosur të mos rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme për kreun e FRESSH.

Vendimi është marrë gjatë një mbledhje që kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme me të rinjtë socialistë. Newsbomb.al mëson se janë shkarkuar nga funksionet e tyre në forum të gjithë personat e emëruar nga Koka.

Joleza Koka do të drejtojë FRESSH-in deri në zgjedhjet e ardhshme kur do të votohet për kryetarin e ri.

Rama ka reaguar pas lajmit për tërheqjen e Kokës duke kërkuar që të ndalet sulmi mbi një 25 vjeçare, siç ai shprehet. Duke pranuar se fjalimi i Jolezës nuk ishte për t’u lavdëruar, Rama kërkon që ajo të mos sulmohet më, por vëmendja të përqendrohet në fjalimet parlametare dhe partiake që sipas tij përbëjnë kërcënim real për shoqërinë.

“Stop me sulmet mbi sajesa për një 25 vjeçare! Boll gurë i lëshuat për një fjalë përshëndetëse që dakord, s'ishte e lavdërueshme, ndërkohë që s'ju bëjnë asnjë përshtypje fjalime të tëra parlamentare ose partiake të cilat përbëjnë kërcënim real për rendin logjik dhe gjuhësor të shoqërisë sonë”, shkruan kryeministri.

Rama shprehet se Koka ka bërë një punë të shkëlqyer me FRESSH-in, ndërsa thekson se askush nuk e ka shkarkuar atë nga posti që mban.

“Joleza është një vajzë e shkëlqyer që ka bërë një punë aspak të lehtë dhe me jo pak rezultate pozitive në drejtimin e FRESSh-it. Nuk e ka larguar askush nga drejtimi i FRESSh-it dhe nëse do të kandidojë apo nuk do të kandidojë më kur të vijë dita e zgjedhjeve të reja, është puna e saj dhe e askujt tjetër! Aq më pak është kjo puna e atyre që s'kanë asnjë lidhje dhe asnjë punë me FRESSh-in”, shkruan Rama.

Kryetarja e FRESSH tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të publikut me fjalimin e famshëm të mbajtur përpara të rinjve socialistë dhe drejtuesve të partisë në selinë e PS-së, pak javë më parë. Kritikat e shumta që iu drejtuan asaj mesa duket kanë ndikuar që Joleza Koka të tërhiqet nga rikandidimi për kreun e forumit rinor socialist.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta takon Presidenten e Maltës: Thellim i marrëdhënieve mes dy vendeve
Konferenca greke për çështjen çame, Idrizi përplaset me zyrtarët e MPJ »
Article Logic
Execution time: 0.043095111846924
array(1) { ["section"]=> string(90) "rama-reagon-pas-doreheqjes-se-joleza-kokes-stop-boll-gure-leshuat-mbi-nje-25-vjecare-32847" }