Rama reagon pas përgjigjes së Bashës: Po? Jo? As po as jo?...

Publikuar tek: politike, më 20:10 31-03-2016 Rama reagon pas përgjigjes së Bashës: Po? Jo? As po as jo?...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përgjigjes së kreut të PD-së, Lulzim Basha lidhur me ftesën e bërë për të ulur në dialog për reformën në drejtësi. Basha në letrën e tij shprehej i gatshëm për dialog, por nëse zbatohej vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetit të PS-së, Rakip Suli.

Rama në reagim shkruan se në ato çka ka shkruar Basha nuk merret vesh se cila është përgjigja e tij për ftesën. “Po? Jo? Ndoshta po ndoshta jo? As po as jo? Apo thjesht asgjë?”, shkruan ndër të tjera kryeministri.

Gjithsesi, Rama thekson se maxhoranca nuk ka vendosur asnjë kusht për këtë dialog, e për këtë arsye nuk mund t’i imponohet kurrëgjë.

Reagimi i Edi Ramës:

Sot i kam nisur zyrtarisht ftesën këtu bashkëngjitur, zotit Lulëzim Basha. Sapo ka mbërritur mbi tavolinën time, përgjigja e tij, këtu bashkangjitur gjithashtu.

Ju lutem më thoni nëse jam unë gabim apo ka diçka që nuk shkon fare në përgjigjen në fjalë! Sepse më ngjan që letërshkruesi është përpjekur të thotë shumë gjëra njëherësh, po si përfundim nuk merret vesh cila është në fakt përgjigja për ftesën(?!).

Po? Jo? Ndoshta po ndoshta jo? As po as jo? Apo thjesht asgjë?

Sidoqoftë e përsëris, ne jemi gati.

Në ftesën tonë, kemi qenë shumë të qartë që nuk imponojmë asgjë (natyrisht as nuk mund të na imponohet kurrëgjë). Dëshirojmë një forum dialogu konstruktiv dhe konkret, me axhendë çështjesh të dakordësuar 100%. Do të ishte shumë mirë të ndodhte për arsyet që kemi thënë, por ndërkohë ndodh s'ndodh, ne vazhdojmë me përkushtim punët tona në çdo drejtim. Për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër.

Njerëzit na gjykojnë të gjithëve!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha pranon ftesën e Ramës por me një kusht paraprak
Bushati me homologun çek: Kemi mbështetjen për hapjen e negociatave »
Article Logic
Execution time: 0.0042059421539307
array(1) { ["section"]=> string(60) "rama-reagon-pas-pergjigjes-se-bashes-po-jo-as-po-as-jo-36539" }