Rama reagon për listat e zgjedhësve: Grida Duma rri me qera te daja në Durrës

Publikuar tek: politike, më 17:32 07-05-2015 Rama reagon për listat e zgjedhësve: Grida Duma rri me qera te daja në Durrës

Edi Rama reagoi në Kuvend ndaj akuzave të PD-së për manipulimin e listave të zgjedhësve në Durrës duke thënë se kandidatja e tyre për këtë bashki, Grida Duma është regjistruar me kontratë qeraje te daja i saj.

Sipas kryeministrit, kandidatja e PD-së për Bashkinë e Durrësit, Duma është regjistruar në këtë njësi vendore me kontratë qeraje te daja i saj, i cili ka 4 fëmijë. Ai gjthashtu tha se në vitin 2011, ishte PD ajo që manipuloi listat e zgjedhësve duke regjistruar me mijëra njerëz në Tiranë.

Sipas akuzave të PD-së në qytetin e Durrësit ka 2700 votues fiktivë të regjistruar për të votuar pranë kësaj njësie në zgjedhjet e 21 qershorit.

“Ju kujtohet debati në zgjedhjet e shkuara për çështjen e fryrjes së listave, lëvizjet e panatyrshme të njerëzve. Dhe ju kujtohet mirë çfarë keni bërë ju në KQZ përmes përfaqësuesve tuaj, nga Shishtaveci deri në Tiranë. I keni bllokuar të gjitha debatet dhe nuk keni lejuar asnjë lloj hetimi administrativ, e jo më të pranonit që pretendimet tona të shkonin në prokurori. E patë çfarë bëri KQZ. Ju i shikoni por bëni sikur nuk kuptoni, se jeni peng i dikujt që thotë se bën sikur nuk kupton.

Jo vetëm kaq, por po ju them se nëse ju në 2011 ngritët një industri të tërë dhe sollët nga Durrësi mijëra njerëz dhe i regjistruat në Tiranë sigurisht ka dhe njerëz që mund të kthehen por për ne nuk ka pikë problemi. Por kam shumë merak për ju se ju prapë do lini fytyrën në këtë histori sepse do të shikoni mirë nëse doni ta shikoni, pastaj nëse e keni parë dhe e bëni propagandë, dhe e dini mirë atëherë është punë tjetër. Në atë lëvizje historia është krejt tjetër. Histori që mbaron me regjistrimin e kandidates tuaj me kontratë qeraje tek daja që ka 4 fëmijë. Tani, normal, s’ka problem. Ka të drejtën e vet t’i japë qeranë dajës. Ka të drejtën e vet të flejë me kalamajtë e dajës, ose poshtë krevatit të dajës”, tha Rama gjatë fjalës së tij në Parlament.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe: Për një karrige flisni gjithë ditës, por harruat se në Ersekë janë vrarë dy komisionerë të PS
Problem me mbiemrin, KQZ nuk regjistron Grida Dumën si kandidate »
Article Logic
Execution time: 0.38171291351318
array(1) { ["section"]=> string(82) "rama-reagon-per-listat-e-zgjedhesve-grida-duma-rri-me-qera-te-daja-ne-durres-10596" }